Atdhetari çam Alush Taka, u lind në Çamëri më 1885 dhe qysh në rininë e tij u ndesh me koshadhet turke. Më 1908 krijoi çetën e tij kundër pushtuesve osmanë dhe mori pjesë në kryengritjet antiturke 1911 – 1912 në Shqipërinë e Jugut. Luftoi kundër ushtrisë greke për mbrojtjen e Janinës. Më 1920 si komandat çete mori pjesë në Luftën e Vlorës, ku u plagos rëndë.

Biografia

Redakto

Alush llmaz Taka (20.05.1869 – 31.07.1937) lindi ne Konispol, nje qyteze ne skajin me jugor te Shqiperise ne 20 maj 1869, femija e pare ne nje familje me tradita bujare e patriote me origjine nga Verzhezha e Skraparit. Mesimet e para i morri ne gjimnazin turk te Manastirit ne Greqi, ku njihet dhe me patriote te shquar shqiptar si Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Mihal Grameno etj, qe ndikuan te ky djalosh i ri duke i futur thelle ne zemer, dashurine per atdheun dhe gjuhen shqipe. Alushi qe i ri nisi te propangandonte alfabetin shqip te Stambollit, studjoi me shume pasion librat e rilindesave ne gjuhen shqipe, gazetat e rilindasve te asaj kohe, te drejten e pamohueshme te shqiptareve per te jetuar te lire. Ne vitet 1900 -1905 me qe kryente kete aktivitet propagande, ra ne sy te autoriteteve osmane te asaj kohe. Me 7 mars 1902 ne nje mbledhje ne malin e Koskes caktohet ne shtabin e kryengritjes te perbere nga 5 veta dhe marrin pjese ne kryengritjen Filatit kunder pushtuesve otomane. Me krijimin e Klubit te Filatit (1908), gjendet anetar i pleqerise se klubit si “luftetar i pushkes edhe i penes“ dhe bashke me atdhetare te tjere u bene flamurtare te levizjes arsimore ne kete krahine. Me kembenguljen e Alush Takes, H. Muratit, R. Dinos, u hape klube shqip ne Konispol, Janjar, Koske, Ninat, Shales ku punonte me zell. Klubi i Filatit u be nje cerdhe e shquar e patriotizmit shqiptar dhe mbahej vetem me ndihmen morale dhe materiale te Alush Takes. Shtypi i asaj kohe si gazeta “Dielli” shkruan edhe per lidhjet e ngushta te tij edhe me patriote te krahinave te tjera, si Delvine, Gjirokaster, Laberi etj Ne 1910 krijohet ne Bari te Italise “Komiteti”per organizimin e kryengritjes se pergjithshme ne Shqiperi, me nismen e Ismail Qemalit, Nikolla Ivanit, Themistokli Germenjit. Ky komitet krijon degen e tij ne Korfuz ku merr pjese edhe Alush Taka, Musa Demi, Muharrem Rushiti. Ishte koha e ngritjes se ndjenjes kombetare, ai se bashku me atdhetare te tjere si Fadil Pashe Toptani, Spiro Ballkameni, Mihal Grameno, Xhemal Mete Mazrekun etj marrin pjese ne kryengritjen e pergjithshme te Shqiperise se jugut kunder pushtuesve otomane. Me ndihem e ketyre atdhetareve te derguar nga komiteti i Korfuzit ne maj te 1911 behet riorganizimi i cetes duke shtuar numrat e anetareve te saj te cilet kryen luftime te ashpra dhe u bene shkak te nje kryengritje ne jug. Ne 21 korrik te 1911 ne manastirin e Cepos u organizua nje mbledhje e pergjithshme ku morren pjese 800 kryengrites, ku merr pjese dhe ceta e Alush Takes dhe ku u perpilua nje “Memorandium” i firmosur nga shtabi i pergjithshem i perbere nga 43 veta. Ky memorandum u shkruajt ne dy gjuhe te huaja, turqisht dhe frengjisht per t’ja dorezuar edhe fuqive te medha. Ky mision ju besua ketij patrioti te madh, sebashku me zotin Paldeli Cale. Ne kete mbledhje ai njihet edhe me patriot te tjere te shquar, si zoterinjte Bajo Topolli, Shahin Kolonja, Mihal Grameno etj. Ne keto dite gazeta “Liria e Shqiperise” shkruante: “Paresia qe u mblodh ne Manastirin e Cepos parashtroi kerkesat te cilat ju derguan qeverise dhe konsujve te huaj. Aty shkruhej se nqs qeveria turke nuk i ve ne zbatim keto kerkesa atehere kryetaret si: Namik Beu (Delvina), Alush Taka (Konispol), Musa Demi (Filat), Idriz Guri (Gjirokaster) e tj nuk do te ti lepijne me me gjuhe keto shkresa por kane dhene besen dhe jane betuar me gjithe paresine dhe trimat e pushkes se do ti bejne ate qe s’ju a pret mendja qeverise xhonturke…” Ne qoftese turqit e rinj vene programin e tyre, zotohen dhe asgje nuk mbushin, pushka do te krisi dhe gjaku do te behet lume”. Mbas mbledhjes se Cepos, Alushi vihet ne krye te cetes se krahines se Konispolit. Veprimet e tij luftarake shtrihen ne tere Toskerine, deri sa ai si i ngarkuari nga “Komiteti i fshehte” per lirine e Shqiperise shkon per te mbledhur arme e te holla neper shqipetaret e merguar ne Europe, dhe pasi kthehet ne Konispol me ceten e tij organizon luftimin e tij te fundit ne Qafen e Smarrtes afer Lopsit. Ne forcat shqiptare marrin pjese me shume se 1000 kryengrites, ku luftuan per gjashte ore dhe perfunduan me fitoren e kryengritesve. Veprimtaria e Alushit ne kete kohe ra ne sy te autoriteteve osmane, te cilet vendosen ta arrestonin ne shtepine e tij ne Konispol. Alushi i priti njerezisht sipas zakonit mireprites shqiptar edhe pse i kishin rrethuar shtepine, por me zgjuarsine e tij mundi te largohet duke shfrytezuar nje dalje te fshehte qe kishte shtepia, me vone pushtuesit osmane ne basdhkepunim me autoritetet greke ne Korfuz e kapen dhe e burgosen duke e akuzuar me lloj lloj akuzash te paqena. Gjyqi e nxori te pafajshem, kjo dhe nga protestat e shumta qe u derguan nga te gjitha anet e vendit. Ja si shkruan gazeta patriotike perparimtare “E DREJTA” ne 29 shkurt 1912, artikullin me titullin “ALUSH TAKA” i lire, ku ben qarte entuziazmin e masave te opinionit perparimtar per lirimin e tij nga burgu i Korfuzit: “Policia dhe gjykatorja pasi beri pyetjet e nevojshme a me shume se 50 deshmimtare zoterinje te ndershem nga Cameria e Korfusi, nxorri te drejten ne shesh dhe liron Alush Taken me nje shpejtim te madh”. Si qeveria greke dhe ajo turke e kishin denuar me vdekje patriotin Alush Taka per veprimtarine e tij te madhe kunder pushtuesve otomane dhe shovinisteve greke. Pas ngritjes se flamurit dhe shpalljes se pavaresise A. Taka vihet ne dispozicion te qeverise se Vlores te kryesuar nga Ismail Qemali, ku ngarkohet me detyre te “Komandantit ushtarak te garnizonit te Vlores”. Ne vitin 1913 pas renies se Janines ne duart e pushtuesve greke si pasoje e tradhetise se kolonel Esat Pashe Toptanit qe e shiti Janinen sic thoshte dhe populli per “3000 napolona flori“ dhe pushtimit te gjithe trojeve te Shqiperise jugore nga ushtria greke, Alushi i ngarkuar nga qeveria shqiptare shkoi ne Korfuz dhe qe andej ne Trieste si delegate ne Kongresin e shqipetareve dhe me vone e gjejme kete figure te shquar ne kongresin e Firences. NeTrieste ishte si i derguari i plotfuqishem i qeverise shqiptare, ngriti me te madhe padrejtesite qe po i beheshin ketij kombi dhe kerkoi me kembengulje mbrojtjen e trojeve shqiptareve te pushtuara padrejtesisht nga greket dhe i kerkon komisionit te vepronin me vendim shpejte per caktimin e kufive te Shqiperise se jugut dhe largimin te ushtrive greke nga ky territor. Mbas vitit 1913 deri ne 1919 e vihet ne dispozicion te qeverise se perkohshme te Vlores si nenpunes ne Prefekturen e Vlores dhe te Konispolit, duke luftuar kunder synimeve te shovinisteve fqinje per coptimin e Shqiperise. Ne keto vite dallohet per veprimtari patriotike sidomos ne ate te bisedimeve per kufite shqitaro-greke bashke me komisionin e kryesuar nge Mehdi Frasheri dhe perfaqesuesve nderkombetare dhe lufton per hapjen shkollave shqipe ne krahinen e Konispolit perballe shkollave italiane qe kishin filluar te hapeshin. Ne nje artikull te gazetes “PERLINDJA E SHQIPERISE” te dates 5 nendor 1913 ne Vlore shkruhet: “Alush Taka eshte anetar i komisionit prej shtate patrioresh per organizimin e nje mitingu ne qytetin e Vlores, lidhur me aktet barbare te ushtrise greke kunder popullsise shqiptare ne zonat e pushtuara prej saj ne Shqiperine e jugut. Komiteti i ketij mitingu beri proteste ne te gjitha konsullatat e huaja dhe i dorezoi atyre nje memorandum. Ne kete komision benin pjese patriote te shquar si Paolo Meksi (kryetar), Namik Delvina, Dhimiter Berati, Thoma Papajani, Kasem Frasheri, Alush Taka, Spiro Koleka. Ne 1914 Alush Taka dergohet si perfaqesues i qeverise shqiptare edhe ne bisedimet e protokollit te Korfuzit. Ne kete mbledhje ne te cilen nuk u arrit asnje rezultat mbrojti te drejtat e popullsise shqiptare qe kishin braktisur trojet e veta nga krahinat jugore dhe demaskoi qellimet e qeverise greke . Po ne kete vit e shohim Alushin te marre pjese ne koferencen e Firences si perfaqsues i qeverise shqiptare, ku qendron per nje kohe te gjate dhe merr pjese direkt deri ne perfundimin e bisedimeve. Pas kongresit te Lushnjes ne janar te 1920 dhe thirrjes se Komitetit te mbrojtjes kombetare qe u be te gjithe patrioteve te Shqiperise per te shkuar vullnetare per clirimin e te gjitha qyteteve te jugut dhe te Vlores nga pushtuesit italian, Alush Taka dhe Namik Delvina organizuan grumbullimin e vullnetareve per kete lufte. Ne Delvine dhe Konisppol u hapen Zyrat e rregjistrimit te vullnetareve dhe u krijuan komitetet e mbrojtjes kombetare. Per asgjesimin dhe debimin e garnizoneve italiane nga Delvina, Konispoli dhe Saranda ai hapi ne Delvine zyren e rregjistrimit te vullnetareve ku brenda nje kohe te shkurter prej dy ditesh e rregjistruan me shume se 400 vullnetare, u organizuan ceta ne baze fshati, u pajisen me arme e municione sipas mundesive dhe nga rradhet e tyre u zgjodhen komandantet me trima qe ishin dalluar ne luftime. Kontributi i Alush Takes ne kete lufte ishte shume i madh duke bere dhe investimin material te cetes se tij, te gjithe vullnetaret u ndane ne kater ceta dhe ne ditet e para te qershorit Marshuan ne drejtim Delvine-Tatz-Ftere-Kuc-Drashovice dhe u vune menjehere ne dispozicion te komiteteit te mbrojtjes, kjo cete ne 35 ceta qe morren pjese u dallua per trimeri duke luftuar per krahe me ceten e Selam Musait, Murrat Vranishtit etj. Populli i laberise i kendoi trimerise se kesaj cete me vargjet:
korriku tetembedhjete,
Ne Vlore u be sulmi i trete
Alush Taka kodres tatepjete,
do te shembem me gjithe cete
I gjalle s’kthehem perpjete, etj.
Guximi dhe trimeria e treguar nga vullnetaret eshte vleresua dhe nga fakti se nga 400 vullnetare te marre pjese ne kete lufte 100 jane dekoruar. Alush Taka ishte nje vemprimtar i shquar i levizjes kombetare, me pikpamje demokratike qe perkrau me te gjithe forcat qeverine e Sulejman Delvines t ne zgjedhjet e 1920 duke qene ne krahun e demokrateve te Konispolit. Ne periudhen e qeverise se Zogut ne vitet 1825-1937 Alushi u zgjodh disa here anetar i keshillit te Komunes ne prefekturen e Konispolit. Ne periudhen mbreterore Konispoli dhe zona e tij zinin nje vend te rendesishem ne politiken e shtetit duke gezuar respekt. Ne vitet 1930-1936 ai ishte deputet i parlamentit shqiptar per zonen e Konispolit. Sipas moshatareve te tij ai gezonte respektin e Ahmet Zogu i cili e quante Konispolin nje pike kyce te Jugut te shqiperise. Me rastin e 25 vjetorit te shpalljes se pavaresise me 1937 qeveria mbreterore e Ahmet Zogu e dekoroi Alush Taken bashke me shume patriote te zones si Hasan Tahsinin, Rexhep Demin me urdherin “Per vemprimtari Patriotike”. Vleresimi dhe dekorimi qe ju be nga qeveria mbreterore ne barazpeshe me Hasan Tahsinin, figure kjo me permasa nderkombetare, eshte sa kuptimplote per vlerat e tij ne kompleks e jo te shkepututra aq sa dhe madheshtore per Konispolin dhe zonen e tij. Vitet e fundit Alush Taka i kaloi ne qytetin e tij te lindjes i terhequr nga veprimtaria politike. Thuhet se Ahmet Zogu i akordoi atij graden major dhe pension si patriot, por ai nuk pranoi as njeren dhe as tjetren. Bashkekohesit e tij thone se shtepia e Alush Takes ka qene magazine per te gjithe fshatin e sidomos per fukarenjte per te cilet nuk e kurseu asnjehere bereqetin aq sa dhe e quanin “Babain e Fukarase”. Ne vitin 1937 mbas nje semundje dhe operacioni te rende qe kishte bere ne Vjene te Austrise, duke u kthyer per ne atdhe patrioti i shquar ALUSH TAKA nderroi jete ne Trieste te Italise. Ne vitet e luftes antifashiste ceta e Konispolitn per nder te tij u quajt”CETA ALUSH TAKA” Ne vitet 1970 disa intelektuale te Konispolit dhe rrethit qe e njihnin nga afer si zoti Spiro Koleka e tj, e propozuan ne organet shteterore per dekorim, por kjo gje qe u pengua disa here nga organizatat e partise se punes se Konispolit qe e erresonin kete figure te madhe patriote duke e cilesuar si nje “latifondist” e “cifligar” te madh tokash. NE VITIN 1971 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE, PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TE RP TE SHQIPERISE, DEKORON: ALUSH ELMAZ TAKEN ME MEDALJEN “PER VEPRIMTARI PATRIOTIKE ME KETE MOTIVACION: “KA LUFTUAR ME ARME NE DORE, ME TRIMERI DHE GUXIM NE LUFTEN E VLORES ME 1920 KUNDRA PUSHTUESVE ITALIANE”. TIRANE ME 2.31971. DEKRET NR 4811. Por figura e Alush Takes: si propangandues dhe financues i gjuhes dhe i shkolles shqipe, luftetar per liri e pavaresi, patriot, nacionalist e demokrat eshte zbehur padyshim meriton me shume vemendje, per kontributin te madh qe ai i dha krahines se tij dhe gjithe kombit shqiptar. Por me Vlorën është i lidhur pazgjidhshmërisht dhe emri i atdhetarit konispolat Alush Taka, që u lind në Çamëri më 1869 dhe qysh në rininë e tij u ndesh me koshadhet turke. Më 1908 krijoi çetën e tij kundër pushtuesve osmanë dhe mori pjesë në kryengritjet antiturke 1911 – 1912 në Shqipërinë e Jugut. Luftoi kundër ushtrisë greke për mbrojtjen e Janinës. Më 1920 si komandat çete mori pjesë në Luftën e Vlorës, ku u plagos rëndë.