Amanda Milan ishte një transgjinore 25 vjeçare e cila u vra në 20 qershor të vitit 2000 nga dy burra në një rrugë pranë terminalit të autobusit në Nju-Jork. Vrasja shkaktoi zemëratë publike brenda komunitetit transgjinor, si dhe është përkujtuar në demonstrata publike si dhe në median e shtypur.

Vrasja

Redakto

Në 4 të mëngjesit në 20 qershor, Milan ishe duke ecur për të porositur një taksi, pasi u nda nga një grup miqsh në terminalin e autobusit. Sipas një dëshmitareje, një burrë me emrin Dwayne McCuller eci drejt saj dhe nisi ta ngacmojë e ta kërcënojë. Milan i bëri ballë ngacmimeve të tij dhe ishte e gatshme të kundërsulmonte. Sipas raporteve të policisë, ai e kërcënoi se do ta qëllonte dhe grushtonte Amandën. Sipas dëshmitarit, një tjetër burrë i identifikuar me emrin Eugene Celestine i tha McCuller se ai kishte një thikë me vete. McCuller e mori thikën dhe e plagosi në qafë. Një person i identifikuar me emrin David Anderson ndihmoi McCuller të largohej nga vendngjarja.

Një kalimtar u përpoq të ndalonte gjakderdhejn dhe hemoragjinë e Milan, si dhe një ambulancë mbërriti në vendngjarje për ta shpëtuar atë, por pavarësisht përpjekjeve Amanda gjeti vdekjen në spitalin St. Vincent.

Reagimi

Redakto

Vrasja ndodhi disa ditë përpara paradës së LGBT. Aktivistja transgjinore Sylvia Rivera loboi fort në mënyrë që vdekja e Milan të investigohej si dhe organizoi një sërë demonstratash në kujtim të Amandës duke bërë apel për diferencimin që has komuniteti transgjinor nga komuniteti LGBT. Sipas aktivistes queer Mattilda Bernstein Sycamore “Milan simbolizon lëvizjen LGBT e cila e ka braktisur komunitetin e transgjinorëve”. Për shkak të vrasjes së Milan, Rivera e reformoi komunitetin e aktivistëve transgjinorë nën emrin Street Trans Activits Revolutionaries.

Sipas Benjamin Shephard në librin “Amanda Milan and The Rebirth of Street Trans Activist Revolutionaries” çështja e Amandës dhe vëmendja mediatike që mori nxiti komunitetin transgjinor dhe investigimin për vrasjen e kryer.

Poeti dhe artisti Christian Ortega e njihte Amandën shumë mirë dhe u shkatërrua emocionalisht nga humbja e saj. Christian i dedikoi librin e dytë me titull “I Know What You did in the 80’s” Amandës.