Ambalazhi përfshinë mjetet për paketim dhe mjetet ndihmëse për paketim.

Qëllimi i ambalazhit është që prodhimin e paketuar ta ruaj nga ndikimet e jashtme, apo rrethinën ta ruaj nga ndikimet e dëmshme të cilat i ka prodhimi. Ambalazhi në një mënyrë e lehtëson transportin e prodhimeve. Në gjysmën e materialit të përgjithshëm për përpunimin e ambalazhit hyjnë: letra, kartuçi, lepenka e plotë dhe lepenka valore, kurse në pjesën tjetër plastika, xhami, metali, druri, tekstili, etj. Letra dhe kartuçi kanë përparësi sepse janë më të lehta, për shumë prodhime janë stabile, dhe të përshtatshme për shkrimet e nevojshme. Në këtë grup i dallojmë letrat për mbështjellje, thasët e llojeve dhe formave të ndryshme, qeset e letrës, qesëzat e letrës dhe kutit.