Amerika Latine
Amerika Latine shpesh i referohet rajoneve në Amerikë, në të cilat gjuhët romane janë gjuhët kryesore dhe kultura dhe perandoritë e popujve të saj kanë pasur ndikim të rëndësishëm historik, etnik, gjuhësor dhe kulturor. Përdoret zakonisht për të përshkruar Amerikën Jugore (me përjashtim të Surinamit, Guajanës dhe Ishujve Falkland), plus Amerikën Qendrore, Meksikën dhe shumicën e ishujve të Karaibeve.[1] Në një kuptim të ngushtë, ai i referohet Amerikës Spanjolle, dhe shpesh mund të përfshijë[2][3] gjithashtu Brazilin (Amerikën Portugeze).[4] Termi "Amerika Latine" mund të përdoret më gjerë se Amerika Hispanike, e cila i referohet në mënyrë specifike vendeve spanjishtfolëse; dhe më i ngushtë se kategori të tilla si Ibero-America, një term që i referohet si vendeve ku flitet spanjishtja dhe portugalishtja nga Amerika, dhe nganjëherë nga Evropa. Ai gjithashtu mund të përfshijë teorikisht Kebekun dhe Luizianën ku ende flitet frëngjishtja dhe janë mbetje historike të Perandorisë Franceze në atë rajon të globit, ose Ishujt ABC (Aruba, Bonaire, Curaçao) holandeze ku një kreol me bazë portugeze i njohur si papiamento, është gjuha e përbashkët.
Amerika Latine | |
Sipërfaqja | 20,111,457 km2 km² |
Popullsia () • dendësia |
656,098,097[a] banorë banorë/km² |
Shtete | 20[b] |
Denonimi | Amerikano latinët |
Familiet gjuhësor | Spanjisht, Portugalisht, Frëngjisht, Anglisht, Holandisht, Papiamento |
Qytetet më të mëdha | Zonat më të mëdha urbane: 1. São Paulo |
Zonat kohore | UTC−02:00 to UTC−08:00 |
Hartë tjetër | |
Termi Amerika Latine u përdor për herë të parë në Paris në një konferencë në 1856 të quajtur "Iniciativa e Amerikës: Ideja për një Kongres Federal të Republikave" (Iniciativa de la América. Idea de un Congreso Federal de las Repúblicas),[5] nga politikani kilian Francisco Bilbao. Termi u popullarizua më tej nga qeveria politike e perandorit francez Napoleon III që në vitet 1860 si Amerika Latine për të justifikuar përfshirjen ushtarake të Francës në Perandorinë e Dytë Meksikane dhe për të përfshirë territoret frëngjishtfolëse në Amerikë.
Historia
RedaktoMë 1492, Kolombo, duke lundruar në shërbim të spanjollëve, hasi në ujdhesat Antile (Indinë perëndimore), ndërsa më 1510, spanjollët zbarkuan në ngushticën e Panamasë. Kortezi (H.Cortez) brenda viteve 1519-1521 ja arriti që të fusë nën sundimin e tij mbretërinë acteke në Meksikë (Spanja e Re), ndërsa oficeri i tij, De Alvarando (P. De Alvarando) vazhdoi pushtimet dhe deri më 1524 pushtoi Guatemalën. Gjatë viteve 1531-1533, Pizarro (F. Pizarro) pushtojë Perunë, dhe gjatë viteve 1533-1534, Benalceazari (S. De Benalcázar) e nënshtrojë Quito nga oficerët e tij, dhe Valdivia (P. De Valdivia) nga 1540-ta pushtojë Kilin. Xhimenezi (G. Jiménez de Quesada) gjatë viteve 1536-1539 nënshtrojë shtete e vogla ‘’Muisca’’ në rrafshnaltën e Bogotës (Grënada e Re). Në anën tjetër nga viti 1528 deri më 1546, Venezuela ishte nën Uelserin (Welser). Për të parën herë pushtimin e rrafshit ‘’La Plata’’ e provojë Mendoza (P. De Mendoza), gjatë viteve 1534-1536 ndërsa kolonizimi u bë nën udhëheqjen e Martinezit (D. Martínez de Irala) duke filluar nga Ausinikoni.
Bartësit e pushtetit të pushtimeve spanjolle ishin vendqëndresat e quajtura ‘’Konqui’’, të cilat qëllim kryesorë kishin plaçkitjen e metaleve të çmuara të Amerikës latine. Për këtë kohë është e njohura ‘’gjurmimi për El Dorado’’. Këta bartës, me disa metoda karakteristike e që në histori janë futur nën termin ‘’Encomienda’’ , bënin plaçkitje. Punësimi me zor dhe infektimet e marruar, ishin një ndër shkaktarët kryesorë e decimimit të popullsisë indiane.
Pasi që mbretërit e spanjollëve dhe portugezëve me marrëveshjen e njohur si marrëveshja e Tordesillas 1494 u pajtuan për ndarjen e Botës së Re në dyshe, përpos spanjollëve, në Amerikën latine si fuqi kolonizuese u paraqiten edhe portugezët. Kështu më 1500, Kabrali (P. A. Cabral) zbarkojë në afërsi të Salvadorit të sotshëm. Portugezët në Brazil, së pari krijonin vetëm objekte tregtie, dhe me kalimin e kohës filluan pushtimin (1549, emërimi i qeveritarit të përgjithshëm) si dhe zgjerimi trojeve, zgjerim i cili u përcoll nga ekonomia e plantazheve me skllavet zezakë.
Gjatë shekujve XVII-XVIII, udhën e pushtimeve spanjolle dhe portugeze filluan ta ndjekin holandezët, anglezët dhe francezët. Në shekullin e XVII, në këtë hapësirë, themelohet republika e piratëve Flibustier. Më 1655, anglezët pushtojnë Xhamajkën dhe lëshohen në pjesën qendrore të bregdetit të Amerikës latine (Hondurasi britanikë). Francezët u përqendruan posaçërisht në ujdhesat Haiti (1697, 1795). Holandezët gjatë viteve 1630-1650, sunduan përkohësisht Pernanbukon portugeze. Ndërsa në Guinenë u krijuan kolonit e këtyre tri fuqive, karshi njëra tjetrës. Në duar të spanjollëve, prej pjesës së Antileve mbeten vetëm Kuba dhe Porto Riko.
Në trojet e brendshme të Amerikës latine nën sundimi e spanjollëve, më 1739, u themeluan zëvendës mbretëria Spanja e Re dhe Peru, dhe zëvendës mbretëria Grënada e Re si dhe më 1776, u themelua edhe zëvendës mbretëria Rio de la Plata. Këto zëvendës mbretëri, për zyre gjyqësore dhe administrimi, ngritën një lloj zyre agjencish të quajtur Audiencias. Trojet përreth tyre i morën përsipër Urdhrat fetar si shtete misionare, ndër të cilët në kujtesë mbetet shteti i Jezuitëve të Paraguait.
Pjesa më e madhe e popullsisë në këtë kohë (1542) ishin njerëzit e lindur në këto troje, të cilët në Brazil vetëm pas vitit 1758 ishin të lirë sipas ligjit, mirëpo edhe përkundër kësaj kishte ligje të veçanta. Që në fillim të shekullit XVI, në këtë hapësirë për qëllime fitim prurës, filloj deportimi i skllaveve të sjellë nga Afrika (Asiento). Nga përzierja racore që ndodhi në sipërfaqe u dalluan të quajturit meszizë dhe mulatët. Për nga ana ekonomike, kolonitë e spanjollëve dhe portugezëve mbeten të varruar nga mëmëdheu. Më 1778 vije deri tek heqja e shumicës së kufizimeve të degës së tregtisë.
Luftërat për pavarësi të shteteve të Amerikës latine, nuk ishin vetëm luftëra kundër shtetit amënorë, por ato u përcjellën me shumë lufta qytetare brenda gjirit të tyre. Kështu më 1810 vije deri tek dëbimi i zëvendës mbretit dhe i kapitenit të përgjithshëm spanjollë. Mirëpo spanjollët ja arrin që më 1814, në një pjesë të ish trojeve të pushtuara në Amerikën latine, të rimëkëmbin sundimin e tyre. Duke u nisur nga Argjentina, gjatë viteve 1817-1818, San Martini (J. de San Martin) ja kishte arrit të çlirojë Kilin, ndërsa në anën tjetër, në të njëjtën kohë, Bolivari (S. de Bolívar) kishte zënë vendin e sundimtari në Venezuelë dhe më 1819 kishte pushtuar Grënadën e Re. Në një tubim të njohur në histori si Kongresi i Angosturës (Ciudad Bolivar), u vendosë që të vije deri te bashkimi, i cili ndodhi më 17 dhjetorë 1819 me shpalljen e Replikës së Kolumbisë së Madhe. Po ashtu më 1821 edhe Peru, shpalli pavarësinë e sajë. Trupat ushtarake të fundit të mbretërisë spanjolle, kapitulluan tek vendi i quajtur Ayacucho në Peru, më 9 dhjetor 1824. Më 1825, në Perunë e sipërm u shpall Republika e Bolivisë ndërsa më 1821, provinca e kapitenit të përgjithshëm Guatemala, shpalli pavarësinë. Kjo e fundit gjatë viteve 1823-1839 ishte pjesë e shteteve të bashkuara të Amerikës qendrore. Pas shitjes së Floridës ShBA-së, më 1819, nga fuqia kolonialiste e spanjollëve mbeten vetëm trojet e Kubës dhe të Porto Rikos. Gjatë kësaj kohe (1822-1889) në Brazil sundonte një monarki nacionale.
Amerika spanjolle u shpartallua në një numër të madh të shteteve sovrane, kështu më 1830, Republika e Kolumbisë së Madhe u shpartallua në republikën e Venezuelës, Grënadën e Re (Kolumbia) dhe Ekuadorin. Në trojet e La Platës, përpos Argjentinës, gjatë viteve 1810-1811, duel edhe republika e Paraguait dhe më 1828 edhe Uruguai. Në vitin 1839, u shpartallua edhe bashkësia e shteteve të Amerikës qendrore nga e cila dolën pesë republika, El Salvadori, Guatemala, Hondurasi, Nikaragua dhe Kosta Rika.
Brendia e shteteve të Amerikës latine, po thuaj se pa ndërprerje tronditej nga revolucionet. Në qendër të konflikteve ishin luftëtarët për përparim radikal kundër kishës katolike. Prapa çarçafëve partiake shpesh fshiheshin interesat personale të të ashtuquajturve Caudillos që paraqiteshin si krye partiakë e që sundonin si despotë. Këto rrethana si duket më së lehti i kalojë Kili.
Edhe përkundër këtyre kundërthënieve të brendshme politike, shtetet e Amerikës latine në përgjithësi, në tridhjetë vitet e fundit të shekullit XIX, kanë arritur një zhvillim ekonomik. Ky zhvillim ekonomik karakterizohet me një rrjetë hekurudhorë, me rrjedhën e kapitalit të huaj si dhe ardhjen masive të evropianëve. Ndërsa këto karakteristika për shtetet e Amerikës latine shkaktuan një gjallëri ekonomike të huaj si dhe borxhe të pa kapërcyeshme. Ndikimi më i madh ekonomik vinte nga ShBA, sipas doktrinës së njohur nën emrin Doktrina Monroe e ç’pikur më 1823 - një lëvizje e cila synon një dominim të fuqisë pan-amerikane. Më 1898, Spanja u detyrua të lëshonte Kubën dhe të lironte Porto Rikon. Ndërtimi i kanalit të Panamasë nga ana e ShBA-së, mundësoi rritjen e ndikimit të ShBA-së në trojet përreth kanalit dhe më këtë përkrahjen për ndarjen e Panamasë më 1903 nga Kolumbia. Ndërsa nëpërmjet intervenimeve ushtarake ja arritën që të marrin rolin e fuqisë mbrojtëse për Nikaraguan më 1912, për Haitin më 1915 dhe për republiken Dominikane më 1916.
Rritja e nevojave për lëndë të parë dhe për të mirat ushqimore në shtetet industriale evropiane pas luftës së parë botërore, ndikoj në masë të madhe në zhvillimin e më tejshëm ekonomik të shteteve të Amerikës latine. Kjo fazë e zhvillim ekonomik karakterizohet me rritjen e dukshme të eksportit dhe zgjatë deri më ashpërsimin e krizës ekonomike botërore. Fundi i kësaj faze, përshkohet me papunësi masive dhe mërgimin e fshatarëve të pa tokë nëpër qytete që si pasojë sjellin tronditje të brendshme politike. Që nga viti 1930, fillon rrëzimi i despotëve, krijimi i sistemeve të regjimit diktatorial. Në shumë shtete të Amerikës latine në këtë kohë, jo rrallë, rol vendimtar kishte faktori i fuqisë ushtarake dhe në të njëjtën kohë zhvillohej gjallëria politike partiake e cila ndërmerrte reforma agrare dhe reforma të shtetëzimit të industrisë. Me këto veprime filloj të bie fuqia sunduese oligarkike. Me rritjen e ndikimit të rrymave partiake u rritë edhe distancimi ndaj dominimit poliko-ekonomik të ShBA-së. Nga kjo kohë në historinë e Amerikës latine ka mbetur shprehja Imperializmi i dollarit. ShBA-ja, nën udhëheqjen e presidentëve Hover (H.C.Hover) gjatë viteve 1929-1933 dhe Ruzvelt (F.D.Roosevelt) gjatë viteve 1933-1945, nga ana e tyre tentonin që inetervenizmi të i lëshonte vend zgjerimit dhe zhvillimit të politikës së Fqinjësisë së mirë. Përgjatë luftës së dytë botërore po thuaj se të gjitha shtete e Amerikës latine u hodhën në luftë në anën e aleancës, veçanërisht në anën e ShBA-së.
Duke filluar nga 1945, nën udhëheqjen e ShBA-së, më 1948 u krijua Organizata e Shteteve të Amerikës (shkurtesa OAS). Kjo organizatë u krijua me qëllim të bashkëpunimit të barabartë të të gjitha shteteve të kontinentit, për shmangien paqësore nga ngatërresave ndërmjet shteteve dhe njëkohësisht partneritetit të shteteve. Po ashtu kjo duhej të ndihmonte në konfliktin e njohur në histori si konflikti lindje-perëndim e më pastaj gjatë luftës së ftohtë pengimin e depërtimit të sistemeve qeverisëse komuniste në Amerikën latine.
Dallimi i madh social që paraqitej si dukuri e përqendrimit të pasurisë në duar të pakicës në njërën anë dhe fshatarëve të pa tokë në anën tjetër, pastaj gjendja e paqëndrueshme ekonomike e veçuar nga inflacioni dhe papunësia, si dhe varësia nga kapitali i invenstorve nga Amerika veriore, që nga vitet 40-ta kanë shkaktuar tensione për brenda shoqërive të shteteve. Programe për zhvillim dhe reforma ekonomike e sociale, që ndërmorën qeveritë e shteteve kishin për qëllim të i kundërviheshin tendencave social revolucionare. Këto lëvizje u lidhen, po sikur se rrymat revolucionare, kundër nacionalizmit të ngritur nga ShBA-ja. Shpesh, sistemet qeverisëse demokratike u zëvendësuan nga diktaturat ushtarake. Me qëllim të shfrytëzimit të mundësive dhe aftësive për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik më 1960 u themelua Zona e lirë tregtare e Amerikës latine, (1960) Tregu qendror amerikan si dhe Paktit të Andeve më 1969. Presidenti i ShBA-ve gjatë viteve 1961-1963, Kenedi (J.F.Kennedy), me qëllim që të ndihmojë vendet e prapambetura të Amerikës latine, më 1961, ja arriti që të themelojë Aleancën për përparim (Charta Punta del Este). Për deri sa revolucionet socialiste në Guatemalë dhe Bolivi dështuan për një kohë të gjatë, revolucioni socialist në Kubë më 1956, nën udhëhiqen e Kastros (F. Castro) korri suksese dhe filloi të ndikojë në shtete përreth, në të cilat u krijuan shumë grupe guerile. Këto grupe mundoheshin të mobilizonin popullsinë fshatare në përpjekjet revolucionare socialiste, dhe shpesh vepronin sipas taktikave guerile të njohura si Tupamaros nëpër qytete (Terrorismus).
Tentimet e kryetarit të Kilit, Alendi (S.Allende Gossens), për të instaluar një sistem të shoqërisë socialiste dështuan, mirëpo në politikën e jashtme thelluan përpjekjet për mëvetësi nga ShBA-ja. Këto rrethana pasqyrohen në përpjekjet për riorganizimin e Organizatës së Shteteve të Amerikës. Me marrëveshjen e arritur në Meksikë më Meksikë më 1967, e njohur në histori si Kontrata e Tlatelolos, Amerika latine u shpall si zonë e lirë nga armët bërthamore.
Popullsia
RedaktoShoqëria e Amerikës latine ka një histori të gjatë të përbashkët në shumë sfera, si në ato kulturore dhe tregtare, por në shtete të ndryshme të saj ka tradita të ndryshme edhe përkund përbërjes së ngjashme etnike dhe racore të popujve. Për paraqitjen e përbërjes strukturore të popullsisë së shteteve, shpesh përdoren klasifikimet si në të bardhë, të zi, indianë, dhe aziatikë. Në pjesën m të madhe të Amerikës latine flitet spanjishtja, në Brazil gjuha portugeze, në Guinenë franceze, në Hispanjoll dhe në disa ujdhesa të vogla perëndimore flitet frëngjishtja.
Dallimet ekzistuese sociale të krijuara gjatë kohës së kolonializmit, në kohën e urbanizimit kanë ardhur gjithnjë e më shumë duke u theksuar, dhe atë sidomos në qytete të mëdha. Ndërsa ndarësit racore janë duke u zhdukur si pasojë e rritjes së popullsisë së përzier nga racat e ndryshme. Për të treguar këtë pjesë të popullsisë së përzier, ndër të tjera përdoret shprehja Indio.
Për nga përkatësia fetare, Amerika latine është hapësira më e madhe e kufizuar e ritit katolik (92% më 1977). Kjo hapësirë është e kufizuar nga aspekti kulturorë dhe gjeografik. Mirëpo besimi fetar dhe gjallëria fetare në Amerikën latine janë të përziera me elementet kulturore e të pa feve. Në hapësirat me popullsi të dendur, rol të madh luaj besimet fetare të përziera (bie fjala besimi fetar Umbanda). Struktura sociale e popullsisë është në kundërshtim me mësimet sociale të kishës katolike e cila si përkushtim të saj kryesorë e ka bërë përhapjen dhe dominimin e saj në këtë hapësirë. Për këshillime rreth çështjeve kishtare si organ koordinues i konferencave të peshkopëve të shteteve, për gjithë Amerikën latine është ngritur një këshill i peshkopëve (C.E.L.AM.). Po ashtu në këtë drejtim, më 1959, në Romë, është themeluar Komisioni i Papës për Amerikën latine si një organ i veçan i kongregacionit kurues që ka qëllim që nëpërmjet ndihmave të nxisë punën e peshkopëve të C.E.L.AM.-it. Po ashtu më 1959, me seli në Bogotá, u themelua Lidhja fetare për Amerikën Latine (spanjisht Confederactión Latino-Americana de los Religiosos, shkurtesa CLAR) e cila koordinon punën aktive të fesë (rreth 51% të klerit). Këto ndërmarrje ndihmohen nga shoqëri me vend qëndrime në të gjitha anët e botës. Që nga kjo kohë, kisha katolike, në shumë vende të Amerikës latine ka ngritur objekte të veta si shkolla, spitale, shtëpi pleqsh, fishnore, shkolla të zanateve dhe qendra tjera sociale. Po ashtu edhe kisha protestante është prezentë në Amerikën latine , sidomos në pjesët e vendeve të banuara nga popullsia me prejardhje gjermane si në Brazil, Agjentin dhe Kilë që mërguan gjatë shekullin XIX-të. Nga fundi i shekullit XIX, një numër bukur i mirë i misionarëve protestant nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe u vendosë në Amerikën latine dhe tani shumica prej tyre kryejnë veprimtarin e tyre si të pa mvarrur duke ju afruar gjithnjë e më shumë gjuhës dhe kulturës së popullsisë vendase. Këto kisha nëpërmjet shërbimeve sociale, tregimeve biblike, dhe gjallërimit të jetës së rreptë krishtere, me të shpejtë fituan numër të anëtarëve. Zakonisht shumica e këtyre anëtarëve rrjedhin nga shtresat e dobëta sociale. Për planifikimet e përbashkëta, për rreth 22 milion protestantëve të shpërndarë nëpër shtete të ndryshe, përkujdeset Këshilli krishterë nacional në shtetet përkatëse. Komisioni për afirmimin e njësimit evangjelistë (spanjisht Unidad Evangélica Latinoamericna, shkurtesa UNELAM) selinë e ka në Montevideo. Këshilli Luterik i Amerikës Latine përfaqëson 61 kisha Lutere dhe misione në 23 shtete dhe që nga viti 1952, përgjegjësia sociale dhe kishtare është në duar të Komisionit për Amerikën latine i Lidhjes Botërore të Kishës Luterne[6].
Shënime
Redakto- ^ Përfshin përllogaritjet e popullsisë për vendet e Amerikës së Jugut dhe të Amerikës Qendrore, duke përjashtuar Belizen, Guajanën, Shtetet e Bashkuara dhe vendet dhe territoret e Karaibeve që flasin kreolishten spanjolle, franceze dhe franceze, të renditura nën "Nënrajonet dhe vendet"
- ^ Duke mos përfshirë vendet që flasin anglisht ose holandisht
Referime
Redakto- ^ Dressing, David. "Latin America". Encyclopedia of Latin American History and Culture. v. 5, 390
- ^ Bethell, Leslie (2010-08-01). "Brazil and 'Latin America'". Journal of Latin American Studies (në anglisht). 42 (3): 457–485. doi:10.1017/S0022216X1000088X. ISSN 1469-767X.
- ^ Gistory (2015-09-17). "Is Brazil Part of Latin America? It's Not an Easy Question". Medium (në anglisht). Marrë më 2024-07-17.
- ^ "Latin America" definition Arkivuar shtator 22, 2022, tek Wayback Machine. Encyclopedia Britannica, accessed 20 May 2022.
- ^ Bilbao, Francisco. "Iniciativa de la América. Idea de un Congreso Federal de las Repúblicas" (në spanjisht). París. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2017. Marrë më 16 korrik 2017 – nëpërmjet Proyecto Filosofía en español.
- ^ Der Grosse Brock Haus, 13 ISBN 3-7653-0353-4