Amira el-Tavil
Princeshë Amira bint Aidan bin Najef El-Tavil El-Otejbi (Arabisht: الاميرة اميرة بنت عيدان بن نايف الطويل العصيمي العتيبي; lindi më 6 nëntor 1983) shpesh quhet Princeshë Amira el-Tavil, prej mediave dhe shtypëve të gjuhës angleze,[1] është princeshë dhe filantropiste saudite. Princesha Ameerah morri rolin zëvendëse e kryetarit të Fundacionit El Ualed bin Talal dhe anëtare e bordit të Silatech, një organizatë ndërkombëtare rinore që fokusohet në fuqizimin e të rinjve në botën arabe përmes krijimit të vendeve të punës dhe mundësive më të mëdha ekonomike për t'u marrë me papunësinë në rajon.[2]
Jeta e hershme
RedaktoPrincesha El-Tavil lindi në Riad, Arabia Saudite.[2] Babai i saj është Aidan bin Najef El-Tavil El-Otejbi. Ajo u rrit nga një nënë e divorcuar dhe gjyshërit e saj në Riad. Në moshën 28 vjeçare, ajo takoi princin El-Valid bin Talal, i cili është 28 vjetë më i vjetër, ndërsa kryen një intervistë për një letër shkollore.[2] Përfundimisht, ata u martuan në vitin 2008[3] dhe u divorcuan më vonë në nëntor 2013.[4] Princesha Amira është e diplomuar në Universitetin e New Haven me një diplomë në Administrim Biznesi.[2]
Aktivitete humanitare
RedaktoSi zëvendëse e kryetarit dhe kreu e komitetit ekzekutiv e Fundacionit El Ualed bin Talal në Arabi Saudite (tani i njohur me emrin Filantropitë ALwaleed).[3][5] Princesha Amira mbështet një gamë të gjerë interesash humanitare në Arabinë Saudite dhe në mbarë botën. Fondacioni është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse e dedikuar për mbështetjen e programeve dhe projekteve që synojnë zbutjen e varfërisë, lehtësimin e katastrofave, dialogun ndërfetar dhe fuqizimin e grave.
Si kryetare e kompanisë Kingdom Holding Company, ajo udhëton gjerësisht në emër të Fondacionit Alwaleed bin Talal në një përpjekje për të kuptuar më mirë sfidat më urgjente me të cilat ballafaqohet bota. Duke vizituar OJQ-të dhe organizata të tjera të ndihmës dhe zhvillimit, ajo synon të përmirësojë dhe promovojë imazhin e grave saudite, ndërsa përfaqëson Fondacionet, zbatimin e projekteve dhe kryerjen e udhëtimeve në terren. Ajo ka vizituar më shumë se shtatëdhjetë e një shtete.
Princesha ka inauguruar jetimoren e fshatit Alwaleed bin Talal në Burkina Faso[6] dhe udhëtoi në Pakistan për t'i siguruar ndihmë dhe lehtësim për viktimat e përmbytjes së vendit dhe për ta përkrahur arsimin.[2] Së bashku me Princin Filip, Duke e Edinburgut, Princesha Amira formalisht hapi qendrën e studimeve islame në Universitetin e Kembrixhit,[2] ku pranoi, nga Princi Filipi, një Medalje 800 vjetori për filantropinë e jashtëzakonshme.[7]
Ajo publikisht ka thënë në revista Time dhe Foreign Policy se përkrah të drejtën që gratë të vozisin në shtetin e Arabisë Saudite dhe çështjen më të gjerë të fuqizimit të përgjithshëm të grave për të kontribuar plotësisht në shoqërinë saudite.[8]
Ajo gjithashtu ka thënë se do të jetë gruaja e parë që do të vozis në rrugët e Saudisë. Princesha Amira u intervistua së fundi nga Charlie Rose në Bloomberg dhe foli për punën e saj për të drejta të barabarta dhe fuqizim të grave në Arabinë Saudite përmes Fondacionit Alwaleed. Burri i saj Princi El Ualed u paralajmërua nga vëllai i tij Princi Halid për të kontrolluar paraqitjet mediatike të Amirës ose herën tjetër ata do të dënoheshin pa paralajmërim paraprak. Kjo tension çoi në divorcin e tyre. Ajo është një anëtare nderi i Shoqatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara dhe një anëtare e bordit të nderit të Shoqatës së Vullnetarizmit Saudite. Ajo është gjithashtu themeluese dhe kryeshefe ekzekutive i Times Entertainment dhe bashkë-themelues i Tasamy[9] një organizatë jo-fitimprurëse që promovon sipërmarjen sociale.
Referime
Redakto- ^ Hossain, Anushay (2012-01-24). "Princess Ameera al-Taweel: Challenging Women's Roles Around The World". Huffington Post. Arkivuar nga origjinali më 2012-01-28. Marrë më 2012-01-28.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f "Princess Ameerah al Taweel". houseofsaud.com (në anglisht). HouseofSaud.com. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2015. Marrë më 4 gusht 2015.
- ^ a b "The Power Princess: Ameerah Al-Taweel and Her Work For Women's Rights". glamour.com. Glamour. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2015. Marrë më 4 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Royal Saudi Couple's Divorce is Amicable". pagesix.com (në anglisht). Page Six. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2015. Marrë më 22 shtator 2015.
- ^ "Alwaleed Philanthropies". alwaleedphilanthropies.org. Alwaleed Philanthropies. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2015. Marrë më 4 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!), - ^ "Alwaleed Village for orphans inaugurated in Burkina Faso". rabnews.com (në anglisht). Arab News. Marrë më 5 gusht 2015.
- ^ "£8 Million Endowment to Cambridge University". mideasttimes.com. Mideast-Times.com. Marrë më 5 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kelly, Mary Louise (2011-07-14). "Saudi Princess Lobbies For Women's Right To Drive" (në anglisht). NPR. Arkivuar nga origjinali më 2012-01-30. Marrë më 2012-01-30.
- ^ "Princess Ameerah: It's tough being in the public eye". english.alarabiya.net (në anglisht). AlArabiya. Marrë më 4 gusht 2015.
Lidhje të jashtme
Redakto- Uebfaqja Zyrtare në Twitter
- Uebfaqja Zyrtare Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine në Snapchat