Amos Zaharia është Aktorë, Regjizor dhe Skenarist Shqiptar. Ai është i njohur për rolin e tij në filmat Der Albaner, The Last Wish dhe The Legend of the Cane.

Amos Zaharia
U lind në(1987-08-12)12 gusht 1987
KombësiaShqiptar
ProfesioniAktor
TitulliAmos Zaharia - Actor/Producer

Biografia Redakto

Amos Zaharia aka Amos Muji Zaharia lindi më 12 Gusht të vitit 1987 ne Tirane.Karriera e tij filloi ne moshen 12 vjecare ne filmin “Vals” te regjisorit Armando Bora, ku luante me aktore mjaft te njohur si Agim Qiriaqi, Birçe Hasko, Bujar Asqeriu e te tjetre. Ne moshen 19 vjeçare realizon rolin e Gonit tek filmi me metrazh te shkurter “Shenjtoria” nga Eno Milkani. Rol i cili i jep çmimin si aktori me i mire i festivalit “Shkurt e Shqip” ose ndryshe thene 9/11 ne Kosove. Me pas ne 2010 luan ne filmin “Der Albaner” me regji te Johannes Naber, film i cili fiton mjaft çmime ne festivale nderkombetare te kategorise A. Nje vit me vone luan ne filmin “My Beautiful Country” me regji te Michaela Kezele, film i cili pritet gjithashtu mjaft mire nga kritika europiane dhe me gjere. Nje vit me pas Amos merr pjese ne filmin “The Last Wish” ku luan pritagonistin, Martinin, rol i cili i hap dyert per nje karriere me solide. Amos eshte gjithashtu aktor ne teatrin “Aleksander Moisi” ne Durres. Karriera e tij ne teater numeron ne me shume se 20 role. Gjithashtu ai eshte i angazhuar edhe ne produksione private filmike dhe teatrale. Ka marre pjese gjithashtu edhe ne shume seriale vendase ku me se fundmi mund te permendet “H.O.T”. Amos momentalisht jeton ne Tirane ku edhe ushtron me se shumti profesionin e aktrimit.

Referimet Redakto

Amos Zaharia tek IMDb TopalbaniaRadio celebsagewiki