Ana Aslan
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ana Aslan (Shqiptimi rumun: [ˈana asˈlan]; 1 janar 1897-20 maj 1988) ishte njё biologe dhe mjeke rumune e cila ka zbuluar efektet e anti-plakjes tё prokainёs, bazuar nё tё cilen ajo ka krijur ilaҫet si Gerovital H3 dhe Aslavital. Ajo konsiderohet si pioniere e gjerontologjisё dhe gjeriatrisё nё Rumani. Nё vitin 1952, ajo themeloi Institutin e Gjeriatrisё tё Bukureshtit. Ky lloj institut ishte i pari I kёtij lloji nё botё [1] dhe u njoh nga Organizata Botёrore e Shёndetёsisё Ёorld Health Organization.
Gerovital
RedaktoDuke i ndjekur efektet si dhimbja-lehtёsimi i prokainёs nё pacientё me artrit, Ana Aslan zbuloi se ky ilaҫ ka edhe efekte tё tjera tё dobishme, si pёrmirёsimin e lёkures dhe flokёve, memorie mё tё mirё, dhe njё ndjenjё tё pёrgjithshme tё mirёqenies.[2][3] Bazuar nё kёtё zbulim, ajo krijoi ilaҫin anti-plakёs Gerovital H3 (1952). Mё vonё, sё bashku me Elena Polovrăgeanu, ajo krijoi njё formulё tё pёrmirsuar tё quajtur Aslavital (1961).
Efektet e dobishme tё Gerovital-it kanё qenё tё njohura shkencёrisht.[4] Megjithatё, disa studime kanё dёshtuar nё pёrsёritjen e efekteve tё anti-plakjes. Gerovital ёshtё I ndaluar nё SHBA nga FDA si njё ‘’ilaҫ i ri i pamiratuar’’.
Ҫmimet
RedaktoAna Aslan ka marrё shumё ҫmime ndёrkombёtare pёr aktivitetin e saj kёrkues, si pёr shembull:
• “Cross of Merit” – Klasa e parё e Order of Merit, Gjermani, 1971
• “Cavalier de la Nouvelle Europe” Ҫmimi Oskar, Itali, 1973
• “Les Palmes Academiques”, Francё, 1974
• “Honorary Foreign Citizen and Honorary Professor of Sciences”, Filipine, 1978
• “Member Honoris Causa” Diploma e Shoqёrisё Boheme-Sllovake tё Gjerontologjisё, 1981
• Ҫmimi “Leon Bernard”, ҫmim I rёndёsishёm i dhёnё nga Organizata Botёrore e Shёndetёsisё pas propozimit dhe miratimit nga zyrtarёt e njё shteti anёtar (nё kёtё rast nga ana e rumunit Nicolae Ceauşescu) ҫmim tё cilёn e ka marrё pёr kontributin e dhёnё nё zhvillimin e Gjerontologjisё dhe Gjeriatrisё, 1982
Linjat kozmetike
RedaktoAna Aslan ka shpik dy produkte tё kozmetikёs (locion tё flokёve dhe krem Gerovital H3), ku kёto produket janё prodhuar nga kompanitё Farmec dhe Miraj.
Referime
Redakto- ^ Dumitrascu, D. L.; Shampo, M. A.; Kyle, R. A. (1998). "Ana Aslan--founder of the first Institute of Geriatrics". Mayo Clinic proceedings (në anglisht). 73 (10): 960. doi:10.4065/73.10.960. PMID 9787745.
- ^ Parhon, C. I., & Aslan, A. (1955). Novocaina; factor eutrofic şi întineritor în tratamentul profilactic şi curativ al bătrînetii. Editura Academiei Republicii Populare Romîne.
- ^ Dean, W. (2001). DMAE and PABA—An alternative to Gerovital (GH3), the “Romanian Youth Drug” Arkivuar 8 maj 2015 tek Wayback Machine. Vitamin Research News, 15, 9.
- ^ Kapoor, V. K.; Dureja, J; Chadha, R (2009). "Synthetic drugs with anti-ageing effects". Drug Discovery Today (në anglisht). 14 (17–18): 899–904. doi:10.1016/j.drudis.2009.07.006. PMID 19638318.