Analiza Interpretuese Fenomenologjike(AIF) është një përqasje ndaj Hulumtimit / Kërkimit Psikologjik Cilësor me një përqëndrim idiografik, që nënkupton se ka për qëllim të ofrojë njohuritë sesi një person i caktuar, në një kontekst të dhënë, i jep kuptim një dukurie të caktuar. Zakonisht këto dukuri lidhen me përvojat me rëndësi personale si: një ngjarje e rëndësishme në jetë, ose zhvillimi i një marrëdhënieje të rëndësishme. Ajo e ka origjinën e saj teorike në fenomenologji dhe hermeneutikë dhe idetë kryesore nga Husserl, Heidegger dhe Merleau – Ponty janë cituar shpesh. AIF është një prej përqasjeve ndaj psikologjisë fenomenologjike e cilësore. Ajo dallon pjesërisht nga përqasjet e tjera për shkak të kombinimit të saj me përbërësit psikologjikë, shpjegues dhe idiografikë.

Pjesëmarrja

Ndonjëhere studimet e AIF përfshijnë një ekzaminim të afërt të përvojave dhe aktiviteteve kuptim – bërëse të vetëm një pjesëmarrësi. Më së shpeshti ato bazohen në hulumtimet e një numri të vogël njerëzish (6 është sugjeruar si një numër i mirë, megjithëse diku midis 3 dhe 15 pjesëmarrësve për një grup studimi mund të jetë e pranueshme). Në secilin rast, pjesëmarrësit ftohen të marrin pjesë me përpikmëri sepse mund t’i ofrojnë kërkuesit disa njohuri kuptimplota rreth temës së studimit; kjo quhet mostër e qëllimshme (dmth nuk është e rastësishme). Zakonisht, pjesëmarrësit e një studimi AIF, supozohet të kenë përvoja të caktuara e në ngjashmëri me njëri tjetrin: shkalla e ulët natyrore e një studimi bazë të AIF –së tregon sesi dicka kuptohet në një kontekst të dhënë dhe nëpërmjet një perspektive të përbashkët, një metodë që shpesh njihet si vrojtim homogjen i mostrës. Studime më të avancuara të procesit të planifikimit të AIF –së mund të mbledhin së bashku mostrat, të cilat ofrojnë këndvështrime të shumta rreth një përvoje të përbashkët (psh. burrat dhe gratë ose psikiatërit dhe pacientët); ose ata mund të mbledhin të dhëna gjatë një periudhe kohore për të zhvilluar një analizë gjatësore.

Mbledhja e të dhënave

Në AIF, kërkuesit mbledhin të dhëna cilësore nga pjesëmarrësit e hulumtimit duke përdorur teknika si: intervista, ditarë ose grupe fokusi. Në mënyrë tipike, këto janë përqasur nga një pozicion ekzaminimi fleksibël e me fund të hapur dhe intervistuesi përvetëson një qëndrim kurioz dhe lehtësues (ndryshe mund te themi : Sfiduese dhe pyetëse). Zakonisht AIF kërkon të dhëna të thella e të pasura të spikatura personalisht dhe kërkon që këto të dhëna të merren në një mënyrë të atillë që ta ndalojnë kërkuesin të punojë me një material tekstualisht të detajuar.

Analiza e të dhënave

Mbledhja e të dhënave nuk fillon për të testuar hipotezat dhe ky qëndrim pasqyrohet tek analiza e të dhënave. Analizuesi reflekton rreth paragjykimeve të tij/saj përsa u përket të dhënave dhe përpiqet t'i mënjanojë ato me qëllim që të përqëndrohet në kuptimin e botës bazuar në përvojat e pjesëmarrësit. Materialet (Shkrimet) shifrohen apo kodohen në detaje të konsiderueshme me përqëndrimin e zhvendosjes së pretendimeve kryesore të pjesëmarrësit para dhe pas, tek interpretimi i kërkuesit në kuptimin e këtyre pretendimeve. Qëndrimi hermeneutic i AIF –së është një nga hetimet dhe kuptim – bërjet dhe kështu analizuesi përpiqet t’i japë kuptim përpjekjeve të pjesëmarrësit për t’i dhënë kuptim përvojave të tyre, duke krijuar kështu një hermeneutikë të dyfishtë. Dikush mund të përdorë AIF nësë ai ka një pyetje kërkimore e cila ka për qëllim të kuptojë se si ishte një përvojë e caktuar (fenomenologji) dhe si dikush i dha kuptim asaj (interpretimit).

Analiza në AIF thuhet se është nga “poshtë ¬– lart”. Kjo nënkupton se kërkuesi nxjerr kodet (përfundimet) prej të dhënave, ndryshe nga përdorimi i një teorie para–ekzistuese për të identifikuar kodet (përfundimet) që mund të aplikohen tek të dhënat. Studimet AIF nuk testojnë teoritë, por ato janë shpesh të përshtatshme në zhvillimin e teorive ekzistuese. Dikush mund të përdorë gjetjet e një studimi në kuptimin e intimitetit seksual të gei-ve në marrëdhëniet e ngushta, për shembull, për të riekzaminuar përshtatshmërinë e teorive të cilat tentojnë të parashikojnë dhe shpjegojnë praktikat e sigurta të seksit. AIF inkurajon një dialog me fund të hapur mes kërkuesit dhe pjesëmarrësve dhe kështu që mund, që si pasojë të na udhëheqë për t’i parë gjërat në një spektër të ri.

Pas përkthimit të të dhënave, kërkuesi punon intensivisht dhe në mënyrë të detajuar me tekstin, duke vendosur shënime të shkurtra e të detajuara në mënyrë që përvojat dhe perspektivat e botës së pjesëmarrësit të kenë një kuptim të thellë e të qartë. Ndërsa analiza zhvillohet, kërkuesi liston kodet e shfaqura dhe më pas fillon të kërkojë për modele në kode. Këto modele njihen si tema. Temat janë modele të përsëritura të kuptimeve (ide, mendime, ndjenja) përgjatë tekstit. Temat kanë gjasa të identifikojnë si diçka që ka rëndësi tek pjesëmarrësit (një objekt interesi, tema të rëndësive të ndryshme) po ashtu edhe të komunikojë kuptimin e asaj gjëje për pjesëmarrësit. P.sh. në një studim të përvojave të të rinjve që mësojnë t’i japin makinës ne mund të gjejmë tema si ‘Drejtimi i makinës si një ceremoni e ndryshimeve jetësore’ (ku një çelës psikosocial në të kuptuarit e domethënies së të mësuarit t’i japësh makinës, është që ajo shënon një ndërthurje kulturore midis adoleshencës dhe moshes madhore). Disa tema do të grupohen përfundimisht nën tema të tjera akoma më të gjera të quajtura ‘tema mbizotëruese’. Për shembull, ‘Të ndjehesh i angështuar e i shastisur gjatë mësimeve të para të drejtimit të makinës’ mund të jetë një kategori mbizotëruese e cila prek një shumëllojshmëri modelesh në përvojat e mishëruara emocionale dhe njohëse të pacientit në fazat e hershme të të mësuarit të drejtimit të makinës, ku ne mund të presim të gjejmë nën – tema që lidhen me, si të thuash, ‘Të ndjerit nervoz’, ‘Të shqëtësohesh nga humbja e kontrollit’ dhe ‘Të përpiqesh të menaxhosh kompleksitetet e detyrës’. Pjesët përfundimtare të temave janë përmbledhur dhe janë vendosur në një tabelë ose strukturë të ngjashme ku prova nga teksti kthen temat e krijuara nga një citat nga teksti.

Analiza

Në AIF, një analizë e mirëfilltë është ajo që balancon përshkrimin fenomenologjik me interpretim kuptimor të qartë e të thellë dhe që i ankoron këto interpretime në llogarinë e pjesëmarrësit. Gjithashtu, ka të ngjarë të mbahet një përqëndrim idiografik (kështu që variacionet e pjesshme nuk humbasin) dhe për të pasur një përqëndrim të thellë në kuptim (ndryshe mund të themi, marrëdhënie rastësore). Një shkallë tejdukshmërie (detaji kontekstual rreth shembullit, një llogari e qartë e procesit, përshkrim adekuat rreth të dhënave, pikat kyçe të ilustruara me citate tekstuale) është gjithashtu mjaft vendimtare në vlerësimin e besueshmërisë dhe transferueshmërisë së një studimi AIF. Angazhimi kundrejt çështjeve të besueshmërisë (siç është kërkimi ndër – vlerësues dhe bashkëpunues, auditi i pavarur ose ndarja në tre pjesë për vlerësim) ka gjithashtu gjasa të rrisë besimin e lexuesit.

Aplikimet e AIF

Për shkak të rritjes së interesave në natyrën konkrete të aspekteve të caktuara të sëmundjeve (si ne i perceptojmë simptomat mendore dhe trupore), AIF ka qënë rekomanduar posaçërisht për tu përdorur në fushën e psikologjisë shëndetësore. Megjithatë, ndërkohë që sipas kësaj përqasjeje të përqëndruar nga subjekti të përjetuarit e sëmundjes është kongruente me një rritje në kërkimin e përqëndruar nga pacienti, gjithashtu është sugjeruar që AIF të ketë qenë historikisht më e punësuara në psikologjinë shëndetësore për shkak të faktit se shumë prej mbështetësve fillestarë kanë pasur karrierë në këtë fushë. Me një rritje të përgjithshme në numrin e studimeve AIF të publikuara gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka sjellë përfshirjen e kësaj metode në shumë fusha përfshirë këtu edhe bisnesin (Psikologjinë Organizative), seksualitetin dhe ndryshimet thelbësore në jetë siç është kalimi në mëmësi (të bëhesh nënë).

Referime

Redakto

1. ^ Smith, J.A. (2007). Hermeneutics, human sciences and health: Linking theory and practice. International Journal Of Qualitative Studies On Health And Well-Being, 2, 3-11

2. ^ Gill, M. J. (2014). The Possibilities of Phenomenology for Organizational Research. Organizational Research Methods, 17:2, 118-137.

3. ^ Reid, K., Flowers, P. & Larkin, M. (2005) Exploring lived experience: An introduction to Interpretative Phenomenological Analysis. The Psychologist, 18:1, 20-23.

4. ^ Larkin, M., Watts, S., Clifton, E. (2006). Giving voice and making sense in Interpretative Phenomenological Analysis. Qualitative Research in Psychology, 3:2, 102-120.

5. ^ Flowers, P., Smith, J.A., Sheeran, P. and Beail, N. (1997). Health and romance: understanding unprotected sex in relationships between gay men. British Journal of Health Psychology, 2, 73-86.

6. ^ Smith, J.A. (1996)"Beyond the divide between cognition and discourse: Using interpretative phenomenological analysis in health psychology". Psychology & Health, 11(2), 261-271

7. ^ Brocki J.J.M, Wearden A.J. (2006). “A critical evaluation of the use of interpretative phenomenological analysis (IPA) in health psychology”. Psychology and Health, 21(1), 87 - 108

8. ^ Smith, J.A. (2011). "Evaluating the contribution of interpretative phenomenological analysis". Health Psychology Review, 5(1), 9-27

9. ^ Smith, J.A. (1999). "Identity development during the transition to motherhood: An interpretative phenomenological analysis". Journal of reproductive and infant psychology, 17(3), 281-299

10. ^ Brocki J.J.M, Wearden A.J. (2006). “A critical evaluation of the use of interpretative phenomenological analysis (IPA) in health psychology”. Psychology and Health, 21(1), 87 - 108

11. ^ Heron, J. (1996). Co-operative Inquiry: Research into the human condition. London: Sage.

12. ^ Reid, K., Flowers, P. & Larkin, M. (2005). Exploring lived experience, The Psychologist, 18, 20-23.

13. ^ Shaw, R. L. (2001). Why use interpretative phenomenological analysis in Health Psychology? Health Psychology Update, 10, 48-52.

14. ^ Smith, J.A. (1996) "Beyond the divide between cognition and discourse: Using interpretative phenomenological analysis in health psychology". Psychology & Health, 11(2), 261-271

15. ^ Smith, J., Jarman, M. & Osborne, M. (1999). Doing interpretative phenomenological analysis. In M. Murray & K. Chamberlain (Eds.), Qualitative Health Psychology. London: Sage.

16. ^ Smith, J.A. (1999). "Identity development during the transition to motherhood: An interpretative phenomenological analysis". Journal of reproductive and infant psychology, 17(3), 281-299

17. ^ Smith, J.A. & Osborn, M. (2003) Interpretative phenomenological analysis. In J.A. Smith (Ed.), Qualitative Psychology: A Practical Guide to Research Methods. London: Sage.

18. ^ Smith, J.A., Flowers, P., & Larkin, M. (2009). Interpretative Phenomenological Analysis: Theory Method and Research. London: Sage.

19. ^ Smith, J.A. (2011). "Evaluating the contribution of interpretative phenomenological analysis". Health Psychology Review, 5(1), 9-27

External links

1. ^ IPA Website at Birbeck, University of London