Anastas Kondo
Anastas Kondo (Kuçovë, 28 nëntor 1937) ka qenë paleontolog, bashkëpunëtor shkencor, shkrimtar dhe punonjës i administratës së lartë shtetërore
Biografia
RedaktoPasi përfundoi Teknikumin e Naftës në Kuçovë më 1956, ndoqi studimet e larta në Shën Petërburg gjatë viteve 1956-1961, ku u diplomua si inxhinier paleontolog.[1] Ka punuar në Institutin e Studimeve Gjeologjike të Naftës në Kuçovë, e më pas në Fier. Ai është njohur si shkrimtar, gazetar e skenarist i një sërë filmash, ndër të cilët përmendim “Misioni përtej detit”, “Dimri i madh”, “Kur zbardhi një ditë”, “Partizani i vogël Velo”, etj. Gjithashtu ai ka qenë i njohur për krijimtarinë e tij letrare ku disa nga veprat janë vlerësuar edhe me çmime kombëtare. Ndër vëllimet me tregime përmendim “Ura”, “Kur mbaron e vdes burri”, “Portat e diellit”, “Pse e vranë Odisenë”, “Kio”, “Njerëz dhe gurë”, “Kur zbardhi një ditë” etj. Shkrimtari, gazetari dhe skenaristi i disa filmave të njohur, Anastas Kondo është autor i disa teksteve e studimeve shkencore, që hodhën themelet e shkencës së Mikropaleontologjisë në vendin tonë. Disa vjet rresht ai punoi në drejtimin e sektorëve të letërsisë, kulturës dhe arsimit. Gjithashtu ka punuar si zëvendësministër i arsimit dhe kulturës, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve etj.
Referime
Redakto- ^ Misja, Vladimir (2006). Lidhjet e shqiptarëve me Shën Petërburgun në rrjedhat e historisë. Tiranë: Neraida. fq. 348–349.