Anestetikët intravenoz parësisht përdoren për induktim të anestezionit .Anesteitkët intravenoz më të përdorur janë barbituratet,Propofoli,Etomidati,Ketamina dhe me rrallë benzodiazepinat.

Barbituratet

Redakto

Për induktim të anastezionit ,nga barbituratet më së shumti përdoret Tiponetali,ndërsa më pak Tiamilali dhe Metoheksitali. Të tre këta barna i takojnë grupit të barbituratve me veprim ultra të shkurtër.Barbituratet jepen ne formë te kripës së natriumit dhe janë hidrosolubile.

Tipoental Na

Redakto

Në dozë te zakonshme(3–5 mg/kg)humb vetëdijën brenda 10-30 sekondash,arrin efektin maksimal brenda 1 min dhe zgjatë 5-8 minuta.Për shkak te lipofilicitetit të tij,një sasi e madhe e anestetikut distiribuohet në tru dhe palcë kurriozre shumë shpejt(rreth 1 min),pastaj nivelet plazmatike të anestetikut ulen shpejtë,dule rrezultuar me ridistribuim të barit nga SQN në gjak,dhe prej këtu në indet më pak te perfuzionuara si muskulatura skeletore dhe organet viscerale,dhe më vonë në organet me perfuzionim të dobët ,siç janë indi dhjamor,indi lidhor dhe eshtrat.Në fakt perufndimi I anastezionit pas bollusit të anastetikëve intravenoz është si rrjedhojë e ridistribuimit të anastetikut nga SQN e jo si rrjedhojë e metabolizmit të tij.Anastetiku mbetet ne organizëm për një kohë më të gjatë,veçanërisht në indin dhjamor,meqë vetëm rreth 15% e dozës së dhënë të baribiturateve që futen në qarkullimi metabolizohet gjatë një ore nga mëlçia.Rreth 85% e barit lidhet për proteina plazmatike,metabolizohet në mëlçi,dhe metabolitet inactive ekskretohen nëpërmes veshkëve. Efektet anësore të Tiopental Na shfaqen në sistemin e kardiovaskular që manifestohen me ulje të shtypjes së gjakut,si pasojë e vazodilatimit dhe pakësimit të kontraktilitetit te miokardit,ulje kjo më e theksuar në rast hipovolemie apo sëmundje te miokardit;në sistemin respirator,jep deprimim të tij duke ulur ndjeshmërinë ë qendrës medullare respiratore,si dhe laringospazëm;në rast injektimi aksidental në arterie apo përreth venës,mund të shfaqet spazmë e rëndë arteriale,përkatësisht nekrozë lokale indore dhe ulceracion.Tipoentali,sikurse të gjitha barbiturate është kundërndikuar në pacientët me porfiri.

Propofoli

Redakto

Propofoli është bërë anestetiku intravenoz më i popullarizuar ,duke zëvendësuar Tiponetalin si zgjedhje e parë per induktim te anestezionit,për shkak se jep një ndjenjë euforie dhe nuk shkakton nauze dhe vjellje pas operacionit.Doza për induktim te anestezionit,fillimi i veprimit dhe kohëzgjatja e anestezionit janë të ngjajshme me Tiopentalin,por metabolizohet më shpejtë dhe ka t1/2 më të shkurtër,që mundëson përdorimin e tij jo vetëm për induktim por edhe për mbajtje te anastezionit.Deprimimi kardiorespirator është efekti anësor kryesor. Mund të shfaqet dhembje në vendin e injektimit të tij.

Etomidati

Redakto

Etomidati ka karakterisitikë farmakologjike te ngajshme me Tiopentalin, por në dozën e zakonshme(0.2-0.3 mg/kg)jep më pak depirim kardiovaskular dhe respirator,përdoret parësisht për induktim të anestezionit, në pacienteët në rrezik për hypertension dhe sëmundje respiratore.Efektet anësore më te shpeshta janë nausea dhe vjellja,dhembja në vendin e injektimit ,si dhe supersioni I prodhimit te steroideve adrenale,në rast përdorimi për kohë të gjatë.

Ketamina

Redakto

Ketamina është anestetik,kimisht dhe farmakologjikisht i ngjajshëm me Fenciklidinën,një substancë psikoaktive me potencial të lartë abuzimi.Ketamina jep një gjendje të anestezionit disociativ,gjatë së ciles pacienti duket të jetë i zgjuar dhe raktiv,por është i pavetdijshëm ,nuk e ndjenjë dhembjen ,dhe është amnezik(nuk e kujton proceduren).Mekanizmi I veprimit të Ketaminës mund të jetë bllokimi i efekteve të neurotransmiterit ekscitues-glutamatit në receptorët NMDA(N-methyl-D-asparate).Ketamina është i vetmi nga anestetikët intravenoz që ka karakteristika analgjezike dhe aftësinë për të simuluar sistemin nervor simpatik qendror,që reflektohet në rritjen e shtypjes së gjakut dhe vëllimit minutor.Për këtë aryse Ketamina përdoret në pacientët me shok hipovolemik apo kardiogjen, si dhe në te sëmurët me bronkospazëm(astmë).Përparësia më e madhe e Ketaminës,krahasuar me anestetikët tjerë inravenoz është mundësia e aplikimit intramuskular.Për dallim prej anestetikëve tjerë intravenoz që ulin shtypjen intrakraniale.Për dallim prej anastetikëve tjerë intravenoz që ulin shtypjen intrakraniale.Ketamina rritë atë prandaj nuk duhet të jepet në pacientët me shtypje të rritur intrakraniale apo ne rrezik për inskemi cerebrale.Efektet anësore kryesore të ketaminës janë hallucinacionet dhe sjelljet jo racionale(britma,të qara etj.)në fazën e këndelljes, të cilat janë më pak të theksuara në fëmijë ,prandaj ketamine,shpeshëherë në kombinim me benzodiazepine,përdoret për procedura të vogla kirurgjike në pediatri.

Benzodiazepnat

Redakto

Për induktim të anastezionit mund të përdoret Midazolami më rrallë Diazepami dhe Lorazepami.Mëshpesh përdoren si sedativë perioperativ dhe gjatë procedurave ,siç është endoskopia,kur nuk nevojitet anestezion i plotë.Ngjajshëm me Ketaminën nuk shkaktojnë deprimim respirator apo kardiovaskular.