Anatole de Monzie
politikan francez
Anatole de Monzie (Dë Monzi, 1876-1947) ishte një jurist, studiues, politikan e figurë publike franceze. Në historinë e re shqiptare ai do mbahet mend si avokati që mbrojti të pandehurin Avni Rustemi në Paris, pas atentatit ndaj Esat Pashë Toptanit. Linja e tij mbrojtëse e vrasjes momentale nga zemërimi për tradhtinë ndaj atdheut, dhe ekspozimi i bëmave të Esatit fituan zemrën e publikut dhe ndikuan në lirimin e Rustemit. Më vonë ka shërbyer edhe si ministër.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |