Anbeta Toromani ka lindur në Tiranë, Shqiperi ku ka frekuentuar Akademinë Kombëtare të Dancit. Pas diplomimit ajo u perfeksionua në Baku, të Azerbajxhanit. Pas kthimit në Shqipëri ajo menjeherë fillon punë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Që nga hyrja e saj në kompani, rolet e saj kryesore janë në baletet “Giselle”, “Don Chisciotte”, “Cenerentola”, “Paquita”, “Carmen”. Në sezonin 2002-2003 ka marrë pjesë, duke arritur në finale në emisionin “Amici”, të drejtuar nga Maria de Filipi dhe zgjidhet nga regjisori Patrick Rossi Gastaldi për të kërcyer në vënien në skenë të “L' Histoire du sondat” me Rocco Papaleo. Që nga viti 2003 Anbeta është pjesë e kastit të programit “Amici” si balerinë e parë. Midis çmimeve në këto vite mund të përmëndimin çmimin Gino Tani (2004) për artin e spektaklit dhe çmimin Danza & Danza(2005). Në dy sezonet e fundit Anbeta Toromani është ftuar të kërcejë në Sferisterio di Macerata të “Macbeth”, “Carmen”, me koreografi të Gheorghe Iancu dhe me regji të Premio Oscar Dante Ferretti. Në verën e vitit 2009 ka qënë protagoniste e “Anbeta&Jose” –Tur 2009 një mbrëmje Gala që ka risjelle Anbetën në Teatër bashkë me një grup kërcimtarësh që janë të kompanive më të mira të kërcimtarëve të botës. Në 2010 është ftuar nga Teatri San Carlo i Napolit për disa mbrëmje Gala dhe përsëri në Sferisterio di Macerata për “I Lombardi all'ultima crociata” me regji të Pier Luigi Pizzi dhe koreografi të Gheorghe Iancu. Në 2010 dhe në 2011 është rekomanduar për në Festivalin e Filmit Danza del Giffoni. Në 2012 është ftuar në shumë gala të rëndësishme në Parma, në Udine për Kryqin e Kuq Italian dhe Mirandola për viktimat e tërmetit dhe kryen me dy hapa Carmen dhe Romeo e Xhulieta me koreografi të maestro Amedeo Amodio. Në 2013 është e ftuar nga Opera e Bratislavës për “Romeo dhe Xhulieta” të Massimo Moricone.