Andrea Dworkin
Andrea Rita Dworkin (26 shtator 1946 - 9 prill 2005) ishte një aktiviste dhe shkrimtare feministe radikale me origjinë amerikane. Më së shumti, ajo njihet për analizën e pornografisë në shkrimet e saj feministe. Veprat e saj përfshijnë nëntë libra jo-trillues, dy romane dhe një përmbledhje tregimesh. Tre vëllime të tjera u shkruajtën ose bashkë-redaktuan me profesoreshën e të drejtës kushtetuese amerikane dhe aktivisten feministe, Catharine A. MacKinnon.
Tema qendrore e punës së Dworkin është rivlerësimi i shoqërisë, kulturës dhe politikave perëndimore. Ajo e bëri këtë përmes prizmit të dhunës seksuale të burrave ndaj grave në një kontekst patriarkal. Ajo shkroi për një gamë të gjerë temash përfshirë jetën e Zhan D'Arkut, [1] Margaret Papandreou, dhe Nicole Brown Simpson; analizoi literaturën e Charlotte Brontë, [2] Jean Rhys, [3] Leo Tolstoy, Kōbō Abe, Tennessee Williams, James Baldwin dhe Isaac Bashevis Singer; [4] prezantoi perspektivën e saj radikale feministe në shqyrtimin e temave që historikisht janë shkruar ose përshkruar nga këndvështrimi i burrave, përfshirë përrallat, homoseksualitetin, lezbizmin, virgjërinë, antisemitizmin, Shtetin e Izraelit, Holokaustin, epërsinë biologjike, dhe racizmin.
Jo-trillim (vepra të zgjedhura)
RedaktoUrrejtja e Gruas
RedaktoBotuar në 1974, ky ishte libri i parë i Dworkin që përshkruan shumë pika themelore tē filozofisë së saj feministe. Ajo e identifikon librin si një akt revolucionar, një shprehje e një "angazhimi për t'i dhënë fund dominimit mashkullor" në të gjitha manifestimet e tij kulturore dhe shoqërore. [5] Hyrja ofron një shpjegim kompleks të jetës së grave. Ajo përshkruan pamundësinë e një revolucioni për gratë, nëse gratë me privilegje dhe komoditete nuk janë të gatshme të heqin dorë nga këto në shenjë solidariteti me gratë jo aq të privilegjuara.
Referim
Redakto- ^ Dworkin, Andrea (1987). Intercourse. Basic Books. fq. 103–133.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dworkin, Andrea (1987). Letters From a War Zone. fq. 68–87.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dworkin, Andrea (1987). Letters From a War Zone. fq. 87–94.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dworkin, Andrea (1987). "Intercourse" (PDF). Feministes Radicales. fq. 3–100. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 prill 2021. Marrë më 8 mars 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dworkin, Andrea (1974). Woman Hating. New York, NY: Plume. fq. 17. ISBN 978-0525474234.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)