Andrija Mohoroviçiq
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky qershor 2015 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Andrija Mohoroviçiq , (Volosko afër Opatisë, 23 janar 1857 - Zagreb, 18 dhjetor 1936), shkencëtar kroat i dalluar në lëminë e meteorologjisë dhe seizmologjisë, nga fundi i shek 19. dhe fillimi i shek të 20-të.[1]
Andrija Mohoroviçiq është lindur më 23 janar të vitit 1857. në Volsko afër Opatisë. Aty e kreu shkollën fillore, ndërsa gjimnazin në Rijekë. Studimet e matematikës dhe fizikës në fakultetin filozofik në Pragë i regjistroi në vitin 1875. Pas kryrjes së studimeve së pari punoi në gjimnazin e Zagrebit(nga viti 1878-1880), mandej në shkollen reale në Osijek dhe në vitin nga 1882 në shkollën Nautike në Bakr.Me kërksën e tij në vitin 1891 kalon në shkollën reale në Zagreb, me 1 janar të vitit 1892 bëhet drejtor i opservatiumit të atëhershëm Meteorologjik në Griç. Doktor i filozofisë u promovua në Universitetitn e Zagrebit në vitin 1893. Pasi mbrojti disertacionin "Mbi vrojtimin e reve dhe periodat ditore dhe vjetore të reve në Bakr". Shumë shpejt fitoi titullin e docentit, ndërsa në vitin 1910 emërohet proesor ordinar në Universitetin e Zagrebit. Në këtë universitet ligjiroi lëndët nga lëmitë e gjeofizikës dhe astronomisë. Në vitin 1893 bëhet anëtarë me korespondecë, ndërsa nga viti 1898 anëtarë i rregullt i Akademisë së atëhershme të Shkencave dhe Arteve të Jugosllavisë në Zagreb. Nga viti 1921 gjindet i pensionuar, ndërsa vdiq në dhjetorë të vitit 1936. Është varrosur në varrezat e Zagrebit . Për nderë të tij në vitin 1996 asteroidi me numër rendorë 8422 e mori emrin -8422 Mohoroviçiq.
Për fillimin e punës shkencore të Mohoroviçit vendimtare ishte puna në shkollën Nautike në Bakr. Këtu përherë të parë bjen në kontakt me meteorologjinë, të cilën e ligjiroi në këtë shkollë, dhe në vitin 1887 në Bakru themeloi stacionin meteorologjik. Në fillim të shekullit të 20-të Mohoroviçiq inetresimin e tij për shkencë e orjenton krejtësisht në seizmologji të cilën lëndë e ligjiroi në shkollën e Nautikës, gjë që ndikoi aq shum sa që në vitin 1887 në Bakru e themeloi stacionin meteorologjik. Në bazë të dridhjeve të shkaktuara nga tërmeti në Pokuple( 25 km në jug të Zagrebit) në vitin 1909 vërtetoi se në thellësi prej 54 km ekziston diskontiuniteti në përhapjen e valëve dridhëse(seizmike), i cili nga ai e mori emrin diskontiuniteti I Mohoroviqit. Shum shpejt përveq Mohoroviqit vërtetuan ekzistimin e kësaj shtrese.
Referime
Redakto- ^ Andrya (Andrija) Mohorovicic | Earth 520: Plate Tectonics and People: Foundations of Solid Earth Science Arkivuar 26 qershor 2013 tek Archive.today. E-education.psu.edu. Retrieved on 25 July 2014.
Lidhje të jashtme
Redakto- Andrija Mohorovičić
- Andrija Mohorovičić
- "Andrija Mohorovičić (1857–1936)" (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2007. Marrë më 17 qershor 2015.
- https://web.archive.org/web/20090530021953/http://geofizika-journal.gfz.hr/vol_24/No2/orlic.pdf
- Famous Croats - Andrija Mohorovičić (1857. – 1936.)