Andromeda (mitologjia greke)

(Përcjellë nga Andromeda)

Andromeda (greqisht: Ἀνδρομέδα) - gruaja e trimit Perze, bija e Kefeut, mbretit të Etiopisë dhe të gruas së tij, Kasiopesë.

Andromeda (1869) nga Edward Poynter

Me Perzeun është njohur në rrethana të çuditshme: e pafuqishme dhe e ngujuar për shkëmb në breg të detit, ku është dashur të vijë tek ajo Keti, një përbindsh i detit. Ketin në mbretërinë e Kefeut e kish dërguar Posedoni për t'iu hakmarrë për ofendimin e të bijave dhe nipave të vet, të cilin ua kishte bërë Kasiopea duke deklaruar se ishte më e bukur në mesin e të gjitha nimfave (zanave) të detit. Përbindshi asgjësohet , të gjithë nënshtetasit e mbretërisë së Kefeut dhe çdo betejë kundër tij ishte e kotë. Kefeu i drejtohet për ndihmë orakullit të Amonit në Libi, ku këshillohet se si ta shpëtojë vendin. Kjo mundi të realizohet vetëm me flijimin e së bijës. Kur për këtë mësoi populli e detyroi mbretin që ta ndëgjojë këshillën e orakullit. Kështu Kefeu e la Andromedën në mëshirën e fatit të përbindshit. Mirëpo, fati nuk ia kish përcaktuar që të vdesë: pikërisht në çastin kur përbindshi iu afrua, u paraqit Perzeu.

Trimi i ri kishte ardhur në token e Kefeut nga ujdhesa Gorgona, ku e kishte vrarë Meduzën, përbindshen jo më pak të rrezikshme. Kur pa se ç'e priste Andromedën, pa ngurrim tha se do ta shpëtojë poqese e përfiton për grua. Andromeda dhe prindërit e saj më ëndje e pranuan këtë dhe: Perzeu u përgatit për betejë: i shtrëngoi në këmbë sandalet me krih, të cilat i kanë ndihmuar të fluturojë, e ngjeshi shpatën magjike dhe të përdredhur, e cila ia siguronte fitoren në çdo betejë. Përkundër një armatimi të tillë dhe trimërisë së madhe të Perzeut, beteja ishte për një kohë të gjatë e pavendosur. Kuptohet së përbindshi nuk dëshironte të heqe dorë nga plaçka, e aq më pak nga jeta. Më në fund, fati u kthye kah ana e Perzeut. I plagosur, rëndë përbidshi u ngjit në breg të detit që në ngërçin e vdekjes ta përbijë Andromeden, por Perzeu e mposhti me disa goditje me shpatë. Andromeda shpëtoi dhe pak kohë pas kësaj në shtëpinë e Kefeut u kremtua martesa.

Por lindën disa vështirësi, pasi që Andromeda para kësaj ngjarje ishte e fejuar për Fineun, vëllain e Kefeut. Kur ishte në rrezik të vdekjes, Fineu as që e luajti gishtin për ta shpëtuar, tani me këmbëngulje e kërkonte të drejtën e vet. Me njerëzit e vet të armatosur hyri në sallën martesore, Perzeun e quajti vjedhës të nuseve dhe kërkoi që menjëherë t'ia kthejë Andromedën. Më kot Kefeu ia shpjegonte se e ka humbur të drejtën ndaj Andromedës kur ka pranuar që ajo të flijohet, por poashtu edhe Perzeu më kot e mbronte kërkesën e vet të drejtë. Fineu u urdhëroi njerëzve të vet që me forcë ta rrëmbenin Andromedën, kurse vetë me shtizë u vërsul në Perzeun. Kur Perzeu pa se nuk mund të mbrohet, i thërret miqtë e vet që ta kthejnë shikimin dhe nga strajca e nxjerr kokën e Meduzës e cila ishte aq e tmerrshme sa që kur e shikuan atë secili u ngurëzua. Fineu dhe njerëzit e tij u shndërruan në trupore të gurit.

Pas martesës me Perzeun Andromeda shkoi në ujëdhesën Serif, ku jetonte e ëma e tij, Danaia dhe pastaj në Arg, ku Perzeu u bë mbret. Aty i ka lindur shumë pasardhës të cilët u benë personalitete të famshme të miteve greke. Perzeun, Alkeun, Elektrionin, Stenelin, Mestorin, Heleun dhe Gorgofonin. Stërnip i saj ka qenë edhe trimi Herakli. Pas vdekjes zotërat e barten Andromedën në qiell. Ajo ende ndriçon në kupën qiellore të errët së bashjku me bashkëshortin e vet Perzeun dhe prindërit e saj, Kefeun dhe Kasiopenë.

Andromeda për astronomët është hyllësi, e cila nga qielli ynë kurr nuk perëndon, kurse për artistët është temë "përherë shkëlqyese". Fatin e saj e kanë trajtuar shumë poetë dhe dramaturge antikë. Vepra më e famshme me këtë tematikë, Andromeda, tragjedia e Euripidit (e vitit 412 para e.s.) nuk është ruajtur. Nuk është ruajtur as piktura e Nikiut Perzeu dhe Andromeda (nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s.). Për të dimë vetëm nga përshkrimi dhe pjesërisht nga imitimi i mirë në pikturën murale në Pompejë (rreth vitit 70 të e.s. e sot gjendet në Muzeun Kombëtar të Napolit). Artistët antikë e pikturuan në shumë vaza (janë ruajtur katërmbëdhjetë) dhe është e paraqitur në relieve dhe skulptura. Prej artistëve të kohës së re tregimi mbi Andromedën ndoshta më së shumti e ka preokupuar Pjetër Paul Rubensin. Piktura e tij Perzeu dhe Andromeda e viteve 1620-1621, gjendet në Muzeun e Berlinit, e njëjta pikturë me të njëjtin emër e vitit 1638-1640 gjendet në Ermitazhin e Leningradit (për nga kolori konsiderohet si piktura më e mirë e Rubensit), kurse piktura e tretë e kësaj kohe gjendet në Prado të Madritit. Piktura e famshme e Ticianit, si duket e vitit 1555 dhe piktura me të njëjtin emër e Lemoianeut (Lemoaneut) rreth vitit 1730 gjendet në koleksionin Wallacei në Londër. Në Villa Borghese në Romës gjendet Perzeu e çliron Andromedën, pikturë e Rutil Manettit e vitit 1589, që meriton kujdes. Në Ermitazh poashtu gjendet Perzeu dhe Andromeda e Raphael Mengsit (Rafael Mengsi), përafërsiht e vitiit 1742. Në Galerinë Kombëtare të Pragës sot gjendet Andromeda e Michael Willmannit (Mikael Villman), përafërsisht e vitit 1695 (por Perzeu këtu është në kalë me krih, për dallim të paraqitjes klasike të skenës mitologjike në Pegaz). Prej veprave skulpturale më i njohuri është koleksioni i Pierre Pugetut (Pjer Pyzheut) Perzeu e qliron Andromedën (e vitit 1643). Fati i Andromedës i ka inspiruar edhe kompozitorët. Kështu kompozitori çek V. Kempelen e komponon operën Andromeda dhe Perzeu (premjera është dhënë në Vjen në vitin 1781).