Angela Ponce
Angela Ponce Camacho (lindur në 1991) është një modele spanjolle dhe fituese e konkursit të bukurisë, duke u kurorëzuar si Miss Spanja 2018. Ponce hyri në histori në 29 qershor, pasi ajo është gruaja e parë transgjinore që kurorëzohet si Miss Spanja.[1] Ajo do ta përfaqësojë shtetin e saj në konkursin Miss Universi 2018, ku ajo do të jetë konkurruesja e parë transgjinore që garon për një titull të tillë.
Karriera
RedaktoPonce ka fituar titullin Miss Cadiz në 2015. Pasi fitoi këtë titull, ajo përfaqësoi Cadiz në edicionin e 2015 të konkursit të bukurisë për Miss Spanja. Gajtë atij konkursi ajo nuk arriti të fitonte titullin e më të bukurës. Në 29 qershor 2018 Ponce konkurroi në Miss Spanja 2018 dhe fitoi titullin e më të bukurës, duke u shndërruar në këtë mënyrë në gruan e parë transgjinore që fiton këtë titull.[2] Ajo do të përfaqësojë Spanjën në Miss Universi 2018.
Referime
Redakto- ^ Tantiangco, Aya (30 qershor 2018). "Miss Universe Spain crowns its first transgender queen, Angela Ponce". gmanetwork.com (në anglisht). GMA Network. Marrë më 1 korrik 2018.
- ^ "Angela Ponce – Miss Universe Spain 2018". awardgoesto.com. awardgoesto. 29 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2018. Marrë më 1 korrik 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)