Anija “Lezha”
Anija "Lezha" (IMO: 8835396) ishte një anije me flamur shqiptar për transport mallrash të përgjithshëm. Ajo është prodhuar në Kantierin detar të Durrësit në vitin 1981.[1] Kapaciteti saj ishte 500 tonë, me gjatësi 46.13 m dhe gjerësi 8.13 m. Ka punuar kryesisht në transport detar të brendshëm.
Anija u fundos në mars të vitit 1997 në Portin e Durrësit, gjë që vështirësoi mjaft manovrimin e anijeve në port. Në vitin 1998 u bë nxjerrja e anijes ”Lezha”.[2]
Referime
Redakto- ^ Anijet e prodhuara në Durrës në vitin 1981 shiten për skrap[lidhje e vdekur]
- ^ "Foto të vitit 1998, operacioni për nxjerrjen e anijes "Lezha"". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2018. Marrë më 25 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)