Anija (film)
Në ditët e para të Marsit 1991, në horizontin e bregut Adriatik të Italisë u shfaqën disa anije të cilat do të shënonin atë që do të quhej “eksodi i shqiptarëve”. Ky ështe rrëfimi i një udhëtimi, anijesh dhe njerëzish, që shërben për rindërtimin e tre eksodeve të mëdha të shqiptarëve. ANIJA e nis udhëtimin e vet përpara mbërritjes në Itali, duke u përqendruar tek rruga që çon drejt anijes, tek ngjitja në anije, në përpjekje për të nxjerrë prej aty fytyrat dhe përvojat vetiake në udhëtimin e tyre të vërtetë e njëkohësisht metaforik për kapërcimin e detit. [1]
Interpretojnë
Redakto- Regjia: Roland Sejko
- Skenari: Roland Sejko
- Fotografia/DP: Sabrina Varani
- Montazhi: Luca Onorati
- Muzika: Robert Bisha
- Zëri: Gianluca Scarlata
- Producent: Keti Biçoku
- Prodhuar nga: Propaganda-Al, Istituto Luce Cinecittà-It
- Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë/ANCC, MIBAC, Direzione Generale Cinema, Film di Interesse Culturale, Ambasciata d'Italia in Albania
Referime
Redakto- ^ Katalog-Festivali i 13-të i filmit shqiptar nga Qendra Kombëtare e Kinimatografisë piblikim i vitit 2012