Anijendërtimtaria
Anijendërtimtaria është industria e ndërtimit të anijeve dhe mjeteve të tjera lundruese. Kjo industri zhvillohet në objekte të specializuara, të njohura si kantiere detare. Anijendërtuesit ndjekin një profesion të specializuar, që i ka rrënjët që në parahistori.
Ndërtimi dhe riparimi i anijeve, qoftë atyre komerciale ose ushtarake, njihet si "inxhinieria navale". Industria e kundërt me anijendërtimtarinë është çmontimi i anijeve.