Anomalisa është një film i animuar amerikan, i realizuar me teknikën stop-motion me regji të Charlie Kaufman dhe Duke Johnson, e skenar të bazuar në shkrimin e Kaufman. Në film dëgjohen zërat e aktorëve David Thewlis, Jennifer Jason Leigh dhe Tom Noonan. Filmi fitoi Gran Jury Prize në edicionin e 72-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Premiera e filmit u shfaq në Festivalin e Filmit në Telluride më 4 Shtator 2015.[1] Filmi filloi të shfaqej në kinema më 30 Dhjetor 2015 nga Paramount Pictures.[2]

Sinopsi Redakto

Michael Stone, shkrimtar librash me subjekt shërbimin ndaj klientit, vuan dhe lufton me aftësinë e tij për të krijuar marrëdhënie me njerëzit. Një natë, në një udhëtim rutinë pune, ai takon një të panjohur që ndryshon pikëpamjen e tij për botën.[3]

Kasti Redakto

Prodhimi Redakto

Kaufman shkruajti pjesën origjinale nën emrin Francis Fregoli,[4] për Teatrin e 'New Ear'. Fillimisht ai ishte kundër idesë së kthimit të pjesës në një film të animuar.

Buxheti i filmit u sigurua në një fushatë në Kickstarter me arsyetimin e "prodhimit të këtij filmi të bukur e unik jashtë studiove tipike të Hollywood, nga ku audienca nuk do të mund të shijonte pjesën në origjinalitetin e saj". Lancuar si një film me metrazh të shkurtër "rreth 40 minuta", fushata u përkrah nga 5770 persona, nga të cilët u mblodhën 406,237 dollarë për realizimin e projektit.[5] Pas suksesit në Kickstarter, financim shtesë u sigurua nga kompania e produksionit të filmit, Starburns Industries dhe u mundësua realizimi i filmit prej 80 minutash.[6]

Kukullat u krijuan duke përdorur printer 3D [7], e ndërsa thuhej se animim i tillë realist do të ishte shqetësues për audiencën, Johnson nuk ishte dakort. Në fund të fundit, qëllimi i filmit ishte që shikuesit të "harronin faktin se ajo që po shihnin ishte animim dhe të përfshiheshin në skenat e filmit".

Referime Redakto

  1. ^ "Official Awards of the 72nd Venice International Film Festival" (në anglisht). Venice Film Festival. 2015-09-12. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2015. Marrë më 1 janar 2016.
  2. ^ "Toronto: Paramount Buys Charlie Kaufman's 'Anomalisa'" (në anglisht). Variety. Marrë më 17 shtator 2015.
  3. ^ "Anomalisa – Charlie Kaufman, Duke Johnson" (në anglisht). Venice Film Festival. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2015. Marrë më 1 janar 2016.
  4. ^ Lawless, Jill. "Charlie Kaufman wows Venice critics with inventive adult animation 'Anomalisa'". US News and World Report (në anglisht). Associated Press. Marrë më 17 shtator 2015.
  5. ^ "Charlie Kaufman's Anomalisa" (në anglisht). Kickstarter.
  6. ^ "Kickstart Update #39: Anomalisa Timeline" (në anglisht). Kickstarter.
  7. ^ Zeitchik, Steven. "Charlie Kaufman breaks hiatus on own terms in 'Anomalisa' at Telluride". Los Angeles Times (në anglisht). Marrë më 17 shtator 2015.

Lidhje të jashtme Redakto