Anselmo Lorekio
Anselmo Lorekio (italisht: Anselmo Lorecchio; Puhëriu, 3 nëntor 1843 - Romë, 22 mars 1924) ka qenë një avokat dhe publicist arbëresh, së bashku me Jeronim de Radën dhe Zef Skiroin i kanë dhënë shumë gjuhës dhe levizjes kombëtare shqiptare. Kreu shkollimin e lartë për Drejtësi në Universitetin e Napolit dhe më pas iu përkushtua studimit të kulturës arbëreshe, mori pjesë aktivisht në lëvizjet kulturore dhe politike të periudhës. Drejtoi kongresin e dytë albanologjik të mbajtur në Lungro më 1897, ku u zgjodh president i shoqërisë kombëtare shqiptare (italisht: Società Nazionale Albanese), duke botuar dhe shumë punime të shkrimtarëve arbëreshë e shqiptarë me shpenzimet e veta. Është autor i Çështjes shqiptare (italisht: La questione albanese; Catanzaro, 1898); Mendimi politik shqiptar në raport me interesat italiane (italisht: Il pensiero politico albanese in rapporto agli interessi italiani; Roma, 1904) si dhe i artikujve të shumtë. Nami i tij sidoqoftë u arrit prej veprimtarisë së tij si botues i të përkohshmes me ndikim arbëreshe La Nazione albanese, një revistë e përdyjavshme që trajtonte çështjet politike dhe kulturore dhe që veproi prej 1897 e deri kur ndërroi jetë.[1]
Në prill të 1922, qeveria shqiptare u përpoq që të emëronte Lorekion si ministër pranë Selisë së Shenjtë.[2]
Referime
Redakto- ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B. Tauris në bashkëpunim me Qendrën për Studime Shqiptare. fq. 285. ISBN 9781780764313.
- ^ Bello, Hasan (2019). Shqipëria, Kisha katolike dhe Vatikani (nga fundi i shek. XIX - 1939). Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë. fq. 124. ISBN 9789928261984.