Anselmo Lorekio (it. Anselmo Lorecchio; Palagorio, 3 nëntor 1843 - Romë, 22 mars 1924) ka qenë një avokat dhe publicist arbëresh, së bashku me Jeronim De Radën dhe Zef Skiroin i kanë dhënë shumë gjuhës dhe levizjes kombëtare shqiptare. Ai ishte dhe një nga nismëtarët e kongreseve gjuhësore për shqipen në Itali. Ai i shikonte shkaqet e përçarjes të shqiptarëve jo tek ndarjet fetare por tek të huajt, që i cytnin shqiptarët kundër njëri-tjetrit.

Në prill të 1922, qeveria shqiptare u përpoq që të emëronte Lorekion si ministër pranë Selisë së Shenjtë.[1]

ReferimeRedakto

  1. ^ Bello, Hasan (2019). Shqipëria, Kisha katolike dhe Vatikani (nga fundi i shek. XIX - 1939). Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë. f. 124. ISBN 9789928261984.