Anton Arenski
Anton (Antony) Stepanovich Arenski (Rusisht: Анто́н (Анто́ний) Степа́нович Аре́нский; 12 korrik 1861 - 25 shkurt 1906) ishte kompozitor i muzikës klasike romantikës, muzikant, pianist dhe profesor i muzikës.
Biografia
RedaktoArenski lindi në një familje të pasur në Novogorod, Rusi. Ai ishte muzikant i parakohshëm dhe ka kompozuar shumë këngë që në moshën nëntëvjeçare. Së bashku me nënën dhe babain e tij u zhvendosën në Shën Petersburg në vitin 1879. Studioi kompozimin në shkollën muzikore në Shën Petersburg me Nikolai Rimsky-Korsakov.
Pas diplomimit prej shkollës muzikore më 1882, Arenski u bë profesor në shkollën muzikore në Moskë. Në mesin e studentëve ishin Alexander Scriabin, Sergei Rachmaninoff dhe Alexander Gretchaninov.
Vdiq prej tuberkulozit në Kirillovskoye (Finlandisht: Perksjärvi), në moshën 44 vjeçare. Përderisa shumë pak dihet për jetën e tij private, Rimsky-Korsakov pohon se pirja dhe bixhozi e ka dëmtuar shëndetin e tij.[1]
Referimet
Redakto- ^ Nikolai A. Rimski-Korsakov, Moei muzikal'noy zhizni, 1844-1906. St. Petersburg 1909 (E përkthyer në Frëngjisht Arkivuar 17 prill 2016 tek Wayback Machine)