Antonio Gashi
Antonio Gashi - violonçelist dhe kompozitorë. Mësimet e para të muzikës i mbaroi në Prishtinë në klasën e prof. K. Bermel dhe prof. D. Stojanovski. Studimet i filloi në Akademinë e Muzikës - Novi Sad në klasën e prof. I. Varga kurse diplomoi më 1991 në Akademinë e Muzikës - Zagreb në kl. e prof. V. Deshpal. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në “Hochschule fur Musik“ Detmold - Gjermani (1992) te prof. K.Georgian dhe prof. M.Carniero. Ishte anëtar i Orkestrës së RTP-së, Filharmonisë së Zagrebit, “Jeunesses Musical World Orchestra“ si dhe udheheqës i violonçelove në “Detmolder Kamerorchester“. Koncertoi në Kosovë, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, ish - Jugosllavi, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Zvicërr, Austri, Rusi, Japoni, Azerbejxhan dhe Peru. Kujdes të posaçëm. Së bashku me disa bashkëpunëtorë, themeloi Filharmoninë e Kosoves, ku ishte si drejtor i parë për disa vite me radhë, ku me pas vazhdoi si Producent Ekzekutiv ne Radio Televisionin e Kosovës - RTK.
Aktualisht është Violonçelist i Filharmonisë së Kosovës si dhe ligjeron ne Akademine e Muzikes ne Universitetin e Prishtines lenden e Violoncellos dhe te Muzikes Kamertale.