Andon Kryeziu
Andon Kryeziu apo Andon Kriezi (Greqisht: Αντώνιος Κριεζής) (1796 - 1865) ushtarak arvanitas pjesëmarrës në Luftën e Greqisë për pavarësi më 1821 dhe më vonë u zgjodhë kryeministër i Greqisë.
Kryeziu rrjedh nga një familje arvanitase që banonte në ishujt Nidhra dhe lindi në Trizinë më 1796. Gjatë korrikut të 1821-ës shërbente në marinën e Greqisë dhe më këtë rastë ai ishte aktiv në betejën e ishujve Samos dhe betejën detare të Pecës.
Me ardhjen në fuqi të Otos në Greqi më 1836, Kryeziu u emërua ministër i marinës, nga 10 gushti i vitit 1841 shërbeu si kryeministër i kryengritësve kundër Otos deri në revolucionin e 3 shtatorit të 1843-ës që ndodhi në Greqi.
Kryeziu shërbeu si kryeministër i Greqisë nga 24 dhjetori 1849-ës deri më 28 maj 1854 dhe u ndërrua nga Konstantinos Kanaris-i.
Objekte të emërtuar në bazë të veprës
Redakto- Kriezis (D-217) - anije luftarake që shërbeu gjatë viteve 1980-1993.
Lidhje të jashtme
Redakto- Kryeziu/Κριεζής - Në Gjuhën Greke : Κριεζής