Antropologjia fizike
Antropologjia fizike ose biologjike synon t'u japë përgjigje pyetjeve mbi shfaqjen e njerëzve dhe evolucionin e tyre dhe mbi shkaqet e dallimeve fizike ndermjet tyre. Si objekt i antropologjisë fizike shërbejnë karakteristikat biologjike të individëve dhe të grupeve të njerëzve.
Nder këto karakteristika me interes antropologjik mund të përmenden :
- Tiparet morfologjike te skeletit dhe te pjesëve te ndryshme te tij, morfologjia e trupit, pigmentimi dhe strukturat mbuluese
- Tiparet e matshme te trupit dhe skeletit
- Tiparet fiziologjike
- Tiparet biokimike
- Tiparet qe lidhen me përbërjen e trupit