Afërdita
Afërdita në mitologjinë e grekëve të lashtë ishte perëndia e dashurisë. Sipas përrallave, ajo është ngritur nga shkuma e detit. Me ardhjen e romakëve në Ballkan është krahasuar me Venerën, perëndinë latine të dashurisë.
Origjina
RedaktoOrigjina e saj është e paqartë. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianës, hyjneshës së shiut, ndërsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli në ujëdhesën Qipro. Në këtë rast origjinën e vet tejet të ndërlikuar e ka prej Uranit, zotit të qiellit. Qoftë kështu apo ashtu, Afërdita, në saje të bukurisë dhe të magjepjes së vet me të cilat ka qenë e pajisur u bë njëra prej hyjneshave më të fuqishme. As zotërat as njerëzit nuk kanë mundur t'i përballonin. Përveç kësaj ka pasur shumë bashkëpunëtorë dhe bashkepunëtore: Karitet, hyjneshat e magjepjeve dhe të bukurisë, Horet, hyjneshat e stinëve të motmotit, Peitën, hyjneshën e lajkave dhe të mistereve, Himerin, zotin e dëshirës së zjarrtë, Potin, zotin e dëshirës së dashurisë, Himenin, zotin e martesës dhe sidomos Erosin, zotin e ri të dashurisë, shigjetave të të cilit nuk ka qenë e mundur qe t'iu shmangen.
Pasi që dashuria ka rol tejet të rëndësishëm në jetën e zotërave dhe të njerëzve, Afërdita ishte e nderuar dhe e çmuar. Kush e ka nderuar dhe i ka bërë flijime, ka mundur të jetë i sigurtë në dashamirësinë e saj, por disi nuk ka qenë e qëndrueshme,kurse fatin të cilin ua ka ofruar shpesh ,ka qenë i përciptë. Nganjëhere bënte mrekullira të vërteta çfarë di të bëjë vetëm dashuria: skulptorit qipriot, Pigmalionit, ia ka ngjallur, për shembull, truporen e ftohtë prej mermerit në të cilën u dashurua. Të dashurit e vet i mbronte në beteja, në shtërgata detare dhe nga sulmet e armikut. Ka ditur edhe të urrej, sepse urrejtja është motra e vërtetë e dashurisë. Kështu djaloshi frikacak, Narcisi, i cili sipas tregimit të nimfave i ka përbuzur dhuratat e saj sa që është dashuruar ne vetveten, më në fund bën vetëvrasje. Por, për çudi, vetë nuk ka pasur shumë fatë në dashuri dhe nuk e ka mbajtur asnjë dashnor. As bashkëshortesia nuk ka qenë e lumtur. Zeusi ia cakton për burr më te shëmtuarin prej gjithë zotërave, Hefestin e çalë dhe përherë i djersitur, farkatarin hyjnor. Si shpërblim për këtë ka kërkuar ngushllimin në Aresin, zotin e zemëruar të luftës, me të cilin i ka pasur pesë fëmijë (Erosin, Anterin, Deimosin, Fobin dhe Harmoninë), pastaj në Dionisin, zotin e verës (me të cilin ka pasur të birin, Priapin), dhe përveç të tjerëve edhe në Hermesin, zotin e tregtisë, madje edhe në të vdekshmin e rëndomtë, Anhizin, mbretin dardan, të cilit ia lind të birin, Enean.
Prej ndërhyrjeve të saja në ngjarjet e vrullshme të botës së miteve pasoja më të mëdha ka pasur dashamirësia e saj ndaj Paridit të ri, birit të Priamit, mbretit trojan. Pasi që në grindje me hyjneshat, Herën dhe Athenën, i ka dhëne përparësi, për shpërblim ia premton gruan me të bukur prej të gjitha grave të vdekshme. Kjo grua, sipas mendimit unanim të zotërave dhe të njerëzve, ishte Helena nga Argu, bashkëshortja e Menelaut, mbretit spartan. Afrodita i ndihmon Parisit për ta sjellë Helenën në Trojë. Menelau nuk dëshiron që të heqë dorë nga gruaja e vet dhe kërkon t'ia kthejnë. Pasi që Paridi e refuzon këtë, Menelau me ndihmën e vëllait të tij, Agamemnonit, mbretit te fuqishëm të Mikenës, i dërgon të gjithë mbretërit akeas në akspeditë ndëshkuese kundër Trojës. Nën udhëheqjen e Agamemnonit lundruan njëqindmijë akeas përtej detit dhe e sulmuan Trojën. Afrodita, kuptohet, u ka nidhmuar trojanëve, ndonëse lufta nuk ka qenë vetia e saj e fuqishme. Mjaftonte, që për shembull, çjerr shigjeta e Diomedit, komandantit ushtarak dhe të ik me vaj nga fushëbeteja. Në luftën e tmershme, në të cilën morën pjese të gjithë trimat e atëhershëm dhe gati gjithë zotërat, Paridi më në fund u vra dhe pas vdekjes së tij bie edhe Troja. Ushtria ngadhnjimtare akease e shndërroi Trojën në gërmadha - prej saj ka mbetur vetëm fama e pavdekshme në epët e Homerit.
Në bazë të kërkimeve të tanishme, Afrodita, si duket, ishte me origjinë nga Azia e Vogël, siç duket nga Ishtari, hyjnesha sirio-fenikase e dashurisë. Grekët e marrin që në kohërat më të lashta, sipas të gjitha gjasave përmes ujëdhesave të Qipros dhe Kiterës, ku po ashtu e kanë adhuruar. Asaj i qenë dedikuar mërsina, trandafili, molla, lulëkuqja, pëllumbesha, delfini, dallëndyshja dhe bliri, si dhe tempujt madhështorë në Kind, Pafos, Korint, Alaband e gjetiu. Kulti i saj u përhap nga kolonitë greke në Italinë e Jugut deri në Romë, ku e kanë identifikuar me Venerën, hyjneshën e lashtë italike dhe e kanë adhuruar në të njëjtën mënyrë si në Greqi. Prej tempujve të ndërtuar për nderë të saj më të mëdhenjt kanë qenë në forumin e Cezarit (tempulli i Venerës Nënë) dhe pranë rrugës së shenjtë kah forumi romak (tempulli i Venerës dhe i Romës). Kulti i saj zhduket me ngadhënjimin e krishterimit, kurse emri i është ruajtur në saje të poetëve, të skulptorëve, të piktorëve dhe të astronomëve.Afrodita, hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë, ndoshta është shembulltyrë që është paraqitur më së shumti nga mitet antike: bukuria dhe dashuria, megjithatë më së shumti i ,kanë tërhequr dhe i tërheqin artistët e të gjitha kohërave. Prej shembëlltyrave të saj nga koha antike më të njohura janë: Afrodita në mjellmë, pikturë në gotën antike të viteve 470-460 para e.s.; Venera dhe marsi, pikturë muri në Pompejë nga fundi i shek para e.s. dhe të shek. IV para e.s. për tempullin e Asklepiut në Kojo (për të dimë vetëm në saje të burimeve antike të cilën e quajnë „të paarritshme"); përveç kësaj janë ruajtur edhe disa qindra enë të pikturuara me figurën e Afroditës. Prej relievëvet më i famshmi është e ashtuquajtura Afrodita Ludovisi, vepër e skulptorit grek rreth vitit 460 para e.s., sot në Muzeun Kombëtar Romak në Termë. Skulpturat e saj janë krijime më të larta të artit antik. Në mesin e tyre hynë Afrodita e Knidit, të cilën me siguri e ka skalitur Praksiteli për tempullin në Kind (pas vitit 350 para e.s.; kopjet e saja të shkëlqyeshme gjenden në Muzeun e Vatikanit në Romë, në Luvër të Parisit dhe në Muzeun Metropoliten në Nju-Jork), pastaj Afrodita e Kirenës, kopja romake e skulpturës helenistike në shak. III para e.s. (tani në Muzeun Kombëtar Romak në Termë), Venera e Kapitolit kopja romake e origjinalit helenistik, siç duket nga gjysma e shek. III para ejs. (në Museo Capitolino romano-Muzeu i Kapitolit Ro-mak), Venera e Mediqve, kopja romake e veprës së Kleomenit nga shekulli II para es. (në Galleria degli Uffizi në Firencë). Se çfarë realizimi të lartë ,kanë arritur skulptorët grek në paraqitjen e figurës së Afroditës, tregojnë skulpturat e saj të cilat autorët antik nuk i përmendin. Më e famshmja ndër to është Afrodita e Melosit e shek. III - II para e.s., e gjetur më 1820. (dhe sot gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris). Koka e mirë e Afroditës (ose e Artemidës) prej bronze të praruar, e cila është e gjysmës së dytë të shek. IV para e.s., me siguri e shkollës së Praksitelit, gjendet në koleksioinin arkeologjik në Vis.
Afërdita dhe arti
RedaktoInteresi për paraqitjen e figurës së Aferdites në artin e kohërave të reja është i njëjtë me atë të kohërave antike. Pikturat dhe skulpturat e Aferditës praktikisht nuk është e mundur të numërohen. Ndër më të famshmet është: Lindja e Venerës dhe Venera dhe marsi të Sandër Botiqellit e vitit 148C. dhe 1847 që sot gjendet në pallatin firentin Ufici dhe në Galerinë Kombëtare Londoneze), Venera pushon e Giorgoneut (Gjorgjoneut), (e përfundon Tiziani) pas vitit 1510), Lindja e Venerës e Luca Girodanit (Lukë Gjordanit) sot gjendet në Muzeun e qytetit në Bel) Venera me Amorim i Luca Granachuat (Lukë Granakut) plak (sot gjendet në Villa Borgese të Romës), Venera dhe Amori të Palmo Vecchiut (Palmo Vekkiut) (rreth vitit 1520, që sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Bukuresht), Venera në gjumë edhe Venera dh muzikanti me mandolinë e Tizianit (Ticianit) (sot gjendet në Galerinë e Dresdenit), Lindja e Venerës, Kremtimi i Venerës dhe Venera dhe marsi të Pierre Paule Rubensit (Pjer Pol Rubensit) (prej vitit 1622—164G, e para në Galerinë Kombetare Londoneze, kurse tjetra në Muzeun Artistiko-historik të Vjenës, dhe e treta në Palazzo Bianco (Palaco Bjanko)) në Gjenovë), Venera me Amorin i Guido Renit (Gvido Renit) (pas vitit 1605) dhe piktura me të njëjtin emër e Nicolas Poussini (Nikolas Pusini) (rreth vitit 1630., sot gjendet në Galerinë e Dresdenit), Toaleta e Venerës dhe Venera e argëton Amorin e François Boucherit (Fransoa Busher) (e para prej 1746 që gjendët në koleksionin e Walleceit (Waillaceit) në Londër dhe tjetra përafërsfeht e vitit 1751 ne Galerinë Kombëtare në Washington), si dhe Venera dhe Kupido e Velazqiuezit (Velaskezit) (rreth vitit 1651, sot gjendet ne Galerinë Kombëtare në Londër).Prej të rejave t'i pëarmendim së paku Aferditën e Raoul Dufyut (Raul Dufy) në Galerinë Kombetare të Pragës, rreth viteve 1930).Prej veprave të autorëve në Ballkan në këtë vend duhet përmendur Veneren me kandil të Milena Pavlloviq-Barilit e vitit 1938 (sot gjendet në Muzeun e Artit Modern në Beograd). Prej veprave skulpturale duhet përmendur Venerën dhe marsin e Anton Canovës (Anton Kanovës) (dhe skulptura e tij portretike e Paolina Bonapartes si Venerë e vitit 1807, që gjendet në Villa Borgese në Romë), Venerën Ngadhënjimtare të August Renoireit (August Ronoarit) e vitit 1914 dhe Venerën me qafore prej margaritave të Aristid Maillolit, e vitit 1918 (sot gjenden të dyjat në Tate Galleri në Londër), dhe ndoshta edhe Venerën e Marin Marinit e vitit 1940 (sot gjendet në koleksion privat në SH.B.A). Lidhur me këtë ndoshta do të na interesojë edhe Muzika e njohur e Myslbekut (e viteve 1907-1912), përpunim i modelit antik siç është konstatuair në trashigiminë e tij; e ka punuar në bazë të studimit minucioz të proporcioneve të Venerës së Eskvilinit (e shek. I para e.s.).
Galeria
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Theoi Project, Aphrodite information from classical literature, Greek and Roman art
- The Glory which Was Greece from a Female Perspective
- Sappho's Hymn to Aphrodite, with a brief explanation`