Akuitania

rajon administrativ në Francën
(Përcjellë nga Aquitaine)

Akuitania (frën: Aquitaine) është një rajon administrativ i Francës në Jug-Perëndim të Francës reth Oqeanit Atlantik, në afërësi të Pireneve në kufi me Spanjën. Rajoni përbëhet nga pesë departamente: Dordonjë, Zhirondë, Landes, Lot dhe Garonë dhe Pirenetë Atlantike. Kryeqendra e rajonit është Bordeaux, dhe është qyteti më i madh i rajonit.

Etimologjia

Redakto

Akuitania është emri i krahinës romake e krijuar nga Augusti kurse origjina e emrit është e pasigurt. Etimologji më e shpeshtë e fjalës Akuitania (aqu-itan-ia /akwitania/) është fjalë e afërme e familjës aqua lat: (uji) fjalë, e cila do të thotë vendi ujërave. Gjithashtu, për disa autorë Latinë, Akuitania, në lat: Aquitania , vjen nga emri antik i qytetit Dax, Aquae (Tarbellicæ), por këto supozime janë të dyshimta. Sipas Henry Montaigu, "emri i Aquitaine ka më shumë gjasa të jetë krijuar nga njerëzit e qendrës së antikitetit të Auskanës lat: Auscii të cilët i dhanë oppidumit të Eliberrisit emrin modern Auch ku ende banorët quhen auskitanë Në mënyrë të ngjashme një origjinë etimologjike e popullit aukitanë dhe gjuhës proto-baske antropologu Julio Caro Baroja thekson se emri "Akuitania" vjen nga "ausci", shumësi i "auscus.".

Gjeografia

Redakto

Me një sipërfaqe prej 41 309 km2 rajoni i Akuitanës renditet si rajoni i tretë më i madh i Francës metropolitane. Është rajon jugor larg prej kryeqytetit të Parisit rrethuar nga Pirenetë, Masivi Qendrorë dhe Oqeani Atlantik. Në perëndim, zona ka afër 300 km bregdet, të njohura si "Bregu i Argjendë" të hapura në Oqeanin Atlantik, ndërpriten vetëm në anën e Gjirit Arcachon dhe Gjirit të Saint-Jean-de-Luz . Në jug, Pirenetë dhe Bidasoa shënojnë kufirin me Spanjën.

Historia

Redakto

Qytetet kryesore

Redakto

Radhitja e 40 qyteteve kryesore të rajonit të Akuitanës

Burime të jashtme

Redakto
  • Akuitania: djepi i njerëzimit - Faqe zyrtare
  • Udhëzues i shkurtër për Akuitaninë me atraksionet kryesore turistike