Arat e Muhaxherëve është një lokalitet i cili ndodhet 2 - 3 km në jug të Mitrovicës. Është fjala për pronat që i punuan vite me radhë shqiptarët e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit nga autoritetet e Mbretërisë së Serbisë gjatë viteve 1877 - 1878. Nëpër të ftohtit e madh të asaj kohe pasi u strehuan siç mundën, u vendosën nëpër vendbanime të ndryshme, ndërsa këtu tokat i punonin me të tretën për llogari të bejlerëve dhe agallarëve mitrovicas.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 9. ISBN 978 - 9951 - 663 - 35 - 9.