Arba Kokalari

Politikane shqiptaro-suedeze

Arba Kokalari (e lindur më 27 nëntor 1986 në Tiranë, Shqipëri) është politikane shqiptaro-suedeze, pjesë e partisë më të madhe opozitare suedeze — me përcaktim të djathtë — ”Partia e Moderuar” (PM).

Arba Kokalari është deputete në kryesinë federative për Partinë e Moderuar në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015. Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate (MUF)[1]

Në zgjedhjet suedeze të vitit 2019 për Parlamentin Evropian (PE), Kokalari u zgjodh eurodeputete. Ajo është deputetja e parë me përkatësi shqiptare në PE.

Referime

Redakto
  1. ^ Faqja Zyrtare e MUF

Lidhje të jashtme

Redakto