Arben Idrizi lindi më 29 tetor 1971 në qytetin e Shkodrës. Në periudhën 1992-1995 ka ndjekur studimet për punonjës social pranë Universitetit të Sienës, Itali. Në vitin 2000 ka përfunduar studimet dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Prej tetorit 2000-mars 2001 ushtroi profesionin e juristit, si asistent-avokat pranë një zyre ligjore në Tiranë. Ka qenë nëpunës civil pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Prej marsit 2001-maj 2011 punoi si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë pranë KQZ-së. Për disa vite ka kryer detyrën e anëtarit të Task Forcës Konsultative BE-Shqipëri në negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asiociimit.

Më 2 maj të vitit 2011 u largua nga KQZ-ja për të punuar pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, me detyrën Këshilltar Ligjor Vendas për Zgjedhjet, të cilën e ka kryer deri më 25 korrik 2012, kur u emërua Këshilltar Ligjor pranë Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

Zoti Idrizi prej vitit 2006 ka qenë në listën e ekspertëve zgjedhorë të OSBE/ ODIHR-it dhe ka marrë pjesë në disa misione vëzhgimi të kryera nga kjo organizatë. Në trevjeçarin 2009 – 2011 ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve në Shoqatën Ndërkombëtare “IACREOT” me qendër në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vitin 2009 ka marrë Liçencën e Avokatisë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.