Arben Zharku
Arben Zharku, (i lindur më 2 shkurt të vitit 1982 në Kaçanik, Kosovë) është një aktor dhe producent nga Kosova. Ish-Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Arben Zharku | |
---|---|
U lind në | 2 Shkurt 1982 |
Profesioni | Producent Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës |
Biografia
RedaktoZharku ka qenë një adoleshent gjatë luftës në Kosovë. Ai mbeti në Kaçanik kur filloj pushtimi dhe në në fillim të vitit 1999, u ngjit në malet përreth për të ndihmuar mjekët në trajtimin e të plagosurve. Ai pretendon se është dëshmitar i akteve barbare të agresionit dhe masakrës.
Ai është një nga themeluesit dhe ka qenë drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër SKENA UP nga viti 2003-2013, në Prishtinë. Ai u diplomua nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, në Aktrim, dhe në vitin 2009 ai u diplomua në EAVE (European Audiovisual Entrepreneurs). Nga 2003-2014 Arbeni gjithashtu ka punuar si Menaxher në Qendrën e Multimedias në Prishtinë, e cila ka për qëllim të zhvilloj teatrin bashkëkohor dhe për fëmijë. Si një aktor ai ka performuar në shfaqje si dhe filma të ndryshme.