Ardian Gjini është politikan kosovar. U lind në Gjakovë me 19 Janar 1970. Gjini është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, anëtar në Komisionin për Legjislacion dhe në Nën-komisionin për Mandate, Imunitet dhe Rregullore të Punës.[1] Gjini është nën-kryetar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Më parë shërbeu si ministër për ambijent dhe planfikim hapësinor. Ishte aktiv në politikë në Komunën e Gjakovës si përfaqësues i Partisë Nacional-Demokratike Shqiptare e cila u shkri në AAK. Ishte aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Republika e Kosovës - Kuvendi - Deputetët