Ardit Bido
Ardit Bido është drejtor i Arkivave të Shqipërisë.
Ai është profesor i asociuar në histori/marrëdhënie ndërkombëtare. Ka mbrojtur gradën "Doktor i Shkencave" në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, lëmë në të cilën ka kryer edhe studimet Master. Ciklin e parë të shkollës së lartë e ka përfunduar për Gazetari në të njëjtin universitet. Punimet akademike përfshijnë studime të botuara në revista shkencore brenda e jashtë vendit, kumtesa të referuara në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si edhe dy monografi: "Kisha Ortodokse Shqiptare: një histori politike (1878-1937)" dhe "Koncesioni editorial i medias shqiptare". Ardit Bido ka një përvojë disavjeçare në shtypin e shkruar dhe mediat audiovizive. Po ashtu, ai ka menaxhuar departamentet e komunikimit të disa institucioneve akademike, shtetërore dhe private. Prej vitit 2012, pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës dhe pranë Universitetit Metropolitan Tirana dhe ka pasur angazhime publike, duke u zgjedhur edhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Njësisë nr. 9 në Tiranë.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |