𝐀𝐫𝐝𝐢𝐭 𝐂𝐢𝐤𝐮𝐥𝐢, ka lindur me 28.05.1982 në Sarandë dhe është bankier në profesion. Që në fillimet e tij ka shërbyer si punonjës banke jashtë vendit deri sa sakrifica dhe mundi i tij arriti kulmin në karrieren profesionale si drejtues i disa bankave të nivelit të dytë brenda vendit, Sarandë.

Ardit Cikuli

𝐊𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐚 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤𝐞 Cikuli ka kryer shkollen e mesme teknike ekonomike pranë “Antoni Athanas” në qytetin e Sarandës gjatë përiudhës 1997 – 2001. Studimet e larta i vazhdoi jashtë vendit ku studioi për njohjen e gjuhës greke pranë Univeristetit të Athinës, Fakulteti Filozofik 2001 – 2002. Më pas gjatë viteve 2004 – 2008 ka kryer fakultetin ekonomik pranë Universitetit Ekonomik i Pireut në Greqi. Gjithashtu Cikuli ka kryer një master shkencor gjatë vitit 2010 – 2012 pranë Universitetit Mesdhetar i Tiranës, dega Financë Bankë. Cikuli komunikon shumë mire gjuhët e huaja si Greqisht, Anglisht dhe Italisht.

𝐊𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐚 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 Gjatë vitit 2006 deri në 2011 punoi si punonjës banke pranë disa institucioneve të ndryshme në Greqi ku mund të përmendim, “Alpa Bank” Greqi, “Robbie S.A.”, dhe “Thermoil S.A.”. Pas kthimit në vendlindje në vitin 2011 Cikuli shërbeu si specialist i Auditit të Brendshëm pranë N/Prefekturës Sarandë. Më pas si kordinator Dege pranë “Raffeisen Bank Of Albania” Dega Rajonale Sarande dhe prej vitit 2014 deri më sot si drejtor dege në Sarandë “Abi Bank” fillimisht dhe më pas “Fi Bank”.

Cikuli është i martuar me 𝐃𝐫. 𝐉𝐨𝐧𝐢𝐝𝐚 𝐌𝐞𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢 𝐂𝐢𝐤𝐮𝐥𝐢 dhe kanë një djalë.