Argat
Argatët (greqisht:punetor) ishin punëtorë krahu, kryesisht fshatarë të varfër, që detyroheshin të punonin me mëditje sipas stinëve ose në mënyrë të përhershme, zakonisht në bujqësi dhe ndërtim. Në Shqipëri, në kushtet e sundimit osman, argatët shkonin për të gjetur punë brenda vendit ose në provinca të afërme, madje edhe të largëta të Perandorisë Osmane. Vinin sidomos nga trevat malore të varfëra dhe pa burime ekonomike. Punonin për korrjet e shirjet, për hapjen e kanaleve, si muratorë, zdrukthtarë, sharrëtarë etj. Organizoheshin në grupe të vogla dhe mëditjen e merrnin në natyrë ose në monedhë. Me shndërrimet e mëvonshme ekonomike-shoqërore, kjo kategori punonjësish u zhduk.