Seksioni Arkivor Ulqin (malaz. Arhivski odsjek Ulcinj) është themeluar më 1 shkurt 1993, si njësi punuese e Divizionit Arkivor të Tivarit nën sistemin e Arkivit Shtetëror të Malit të Zi. Statusin e Divizionit Arkivor e ka fituar më 19 janar 1999. Më 13 prill 2005, Divizioni Arkivor i Ulqinit e ndërroi emrin në Seksionin Arkvior të Ulqinit.[1] Seksioni Arkivor ka 18 fonde arkivore, 5 fonde personale dhe familjare dhe 2 koleksione të dokumentave, gjithësej 273 metra meterial arkivor. Dokumenti më i vjetër është një regjistër shkollor i vitit 1922.[1]

Materiali arkivor i ruajtur me vite në ndërtesën e vjetër të Komunës së Ulqinit u shkatërruar nga një zjarrëvënie e qëllimshme në vititn 1947. Arkiva e qytetit ishte vendosur në tri arka të mëdha prej druri: e para me dokumente dhe gravura nga koha e Venedikut, e dytë me kadastra, dokumente dhe fermane nga koha e Perandorisë Osmane dhe e treta me dokumente nga koha e Malit të Zi.[2][3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b DRŽAVNI ARHIV CRNE GORE - ARHIVSKI ODSJEK ULCINJ (CG DA 2 ULC) – dacg.me
  2. ^ "Viti 1947: Ja si u dogj arkiva e Ulqinit". Ulqini Online - Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia. Marrë më 2022-08-24.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Fati i arkivit në Ulqin: DOKUMENTËT SHËRBYEN PËR MBËSHTJELLJEN E SENDEVE!?". Ulcinj info. 2015-07-02. Marrë më 2022-08-24.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)