Arlinda Canaj
gazetare shqiptare
Arlinda Canaj lindi më 25 prill të vitit 1970 në Tiranë, ndërsa kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë. Pas kësaj Canaj punon në mediat më të rëndësishme shqiptare si gazetare. Në vitin 2001 ajo boton romanin e saj të parë “Dashuri bionde”, fitues i çmimit kombëtar “Zef Serembe”, ndërsa në vitin 2005 Arlinda Canaj boton romanin e saj të dytë “Ankth Virgjëreshe”. Në vitin 2014 Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare” boton romanin e saj të tretë “Femrat nudo të kryeqytetit”. U nda nga jeta më 25 gusht 2017.