Armand Plaka ka lindur në Tiranë më 1975. Është gazetar, përkthyes e studiues, diplomuar për gjuhë e kulturë gjermane nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer disa studime pasuniversitare e trajnime në fushat e politikës, shkencave të komunikimit e diplomacisë, në Shqipëri, RFGJ, e rajon. Ka bashkëpunuar me të përditshme të ndryshme shqiptare si “Panorama”, “Shqip”, “Shqiptarja.com”, "Gazeta Shqiptare", "Albanian Daily News" dhe revista periodike si “Shqip” e “KLAN” duke sjellë një volum te madh artikujsh studimorë , dossier-esh, intervista, komente dhe analiza. Ka përkthyer gjithashtu qindra artikuj në shtypin e përditshëm, si dhe ka botuar e përkthyer disa libra. Armand PLAKA ka qenë bursanti i parë shqiptar në Bundestagun Gjerman, dhe po ashtu edhe bursanti i parë shqiptar në Berlin, pranë Fondacionit “Konrad Adenauer”. Ai ka bashkëpunuar shpesh edhe me media gjermanofolëse dhe ka qenë anëtar i rrjeteve te korrespondetëve të rajonit, duke kontribuar me artikuj e intervista. Në periudha të ndryshme kohore ka drejtuar suplemente gazetash dhe ka drejtuar gjithashtu sektorët e lajmeve të botës në disa nga të përditshmet shqiptare. Kontributi i tij është sidomos i spikatur në fushën e studimeve deontologjiko–mediatike; në trajtimin e figurave e fenomeneve të ndryshme, duke i vlerësuar ato në aspektin profesional gazetaresk, atë politik e historik. Është njohës i mirë i kulturës e politikës së vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Europës Qendrore e Lindore, Gjermanisë, të ish–republikave sovjetike e cështjeve të integrimit europian. Ai ka dhënë kontribut të vlefshëm edhe në gazetarinë historike sportive.

Botime & Evente

Redakto
  • “Lufta e Madhe dhe shqiptarët - Mësime për të mos u harruar”, Ekspozitë dokumentare-historike me materiale grafike për Luftën e Parë Botërore në territoret shqiptare- Tiranë, 2018
  • “Princ Vidi dhe Shqipëria në shtypin austriak të kohës”, Ekspozite me materiale grafike - Tirane, 2015
  • “Floriani-Ditët e fundit të një shenjtori”, Roman, shqipëruar nga gjermanishtja nga Armand PLAKA, 2014
  • “Sfera e Qelqte”, Roman, shqipëruar nga gjermanishtja nga Armand PLAKA, 2013
  • Shqipëria, ashtu siç e pamë : Shqipëria moniste në mediat perëndimore 1945-1990 : (përmbledhje artikujsh studimorë) - 2012
  • "Eksperimenti me emrin komunizëm”, Cikë l studimor historiko-politik nga Armand PLAKA, botuar në mediat shqiptare, 2009
  • “E majta Europiane”, Cikël studimor historiko-politik nga Armand PLAKA, botuar në Gazeten Integrimi, 2004
  • "Për në Shqipëri, Karl!"- Roman, Botimet UET-Press, shqipëruar nga gjermanishtja nga Armand PLAKA, 2020