Armando Liman Gjoka
Piloti Armando Liman Gjoka i datëlindjes 01.04.1954 ka lindur në Tiranë, ka studiuar për pilotë në Shkollën e Lartë të Aviacionit Vlorë, të cilën e mbaroj në vitin 1976 dhe u emërua pilot në Regjimentin e Kuçovës. Mbas tre vitesh punë në këtë Regjiment, në Vitin 1979 filloj kalimin me avion MIG-19 në Regjimentin e Rinasit. Gjatë periudhës si pilot ka kryer gjithsej 768 fluturime në kohën 231 orë 17 min.
Ra në krye të detyrës më datën 29.03.1980.
Me vendimin Nr.228, datë 22.04.1996 të Këshillit të Ministrave është shpallur "Dëshmor i Atdheut". Trupi i tij prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.