Armata Kombëtare Shqiptare
Armata Kombëtare Shqiptare (AKSh) është një organizatë paraushtarake shqiptare që veproi në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë.

Grupi e kundërshton Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila i dha fund kryengritjes së vitit 2001 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Republikën e Maqedonisë kundër forcave maqedonase të sigurisë.