Arpine Hovhannisyan
Arpine Hovhannisyan (armenisht: Արփինե Աշոտի Հովհաննիսյան; e lindur më 4 dhjetor 1983) është një politikane armene, juriste, ish-Ministre e Drejtësisë së Republikës së Armenisë, dhe aktualisht një nga nënkryetarët e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Armenisë. Hovhannisyan është gjithashtu femra e parë që ndonjëherë ka mbajtur pozitën e Ministrit të Drejtësisë në Armeni.
Nënkryetare e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Armenisë | |
---|---|
Titullar | |
Në detyrë 18 maj 2017 | |
Ministre e Drejtësisë | |
Në detyrë 4 shtator 2015 – 11 maj 2017 | |
Paraprirë nga | Hovhannes Manukyan |
Pasuar nga | Davit Harutyunyan |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 4 dhjetor 1983 (41 vjeçe) Yerevan, Republika Socialiste Sovjetike e Armenisë, Bashkimi Sovjetik |
Partia politike | Partia Republikane e Armenisë |
Arsimimi | Universiteti Shtetëror i Jerevanit |
Punësimi | Avokate |
Jeta e hershme
RedaktoArpine Hovhannisyan ka lindur më 4 dhjetor 1983 në Yerevan, Republika Socialiste Sovjetike e Armenisë.
Arsimi
Redakto- 2000-2004 – Studioi dhe u diplomua nga Universiteti Shtetëror i Jerevanit, Fakulteti i drejtësisë.
- 2004-2006 – Mori diplomën e saj të magjistraturës nga Universiteti Shtetëror i Jerevanit.
- 2006-2009 – Studimet pasuniversitar i përfundoj në Universitetin Shtetëror të Jerevanit. Kandidati i Shkencave Juridike.[1]
Karriera
Redakto- 2003-2006 - Specialiste e kategorisë së parë të Divizionit të Reformave të Shërbimit Ekzekutiv Penal të Departamentit të Reformave Gjyqësore të Shtabit të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Armenisë.
- 2006-2007 – Udhëheqëse specialist.
- 2007 – Ligjëruese në Departamentin e të Drejtës Civile të Universitetit Shtetëror të Jerevanit.
- 2007-2008 – Zëvendës Shef e Departamentit të Shqyrtimit të Akteve Ligjore të Shtabit të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Armenisë.
- 19 maj 2008 - 30 shtator 2008 - Ndihmëse e Shefit të Shtabit të Presidentit të Republikës së Armenisë.
- 2008-2011 - Këshilltare e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare.
- 6 maj, 2012 - Zgjidhet Deputete e Asamblesë Kombëtare me sistemin zgjedhor proporcional nga Partia Republikane e Armenisë.
- Shtator 4, 2015 – Presidenti Serzh Sargsyan i Armenisë nënshkroi një dekret për emërimin e Arpine Hovhannisyan si Ministre e Drejtësisë.[2]
- 2 prill 2017 - Zgjidhet Deputete e Asamblesë Kombëtare nga Partia Republikane e Armenisë në zgjedhje mbarëkombëtare.
- 19 maj 2017 - Zgjidhet nënkryetare e Kuvendit Kombëtar RA. 73 deputetë votuan në favor të Arpine Hovhannisyan, 22 kundër tyre. 100 deputetë morën pjesë në votim, me 5 fletëvotime të shpallura të pavlefshme. [3]
Jeta personale
RedaktoArpine Hovhannisyan është e pamartuar. Ajo është përkrahëse e përfshirjes së më shumë grave në politikën armene dhe ka deklaruar se numri relativisht i ulët i deputetëve femra në Armeni nuk është për shkak të diskriminimit ligjor, por psikologjisë së grave.[4]
Kritikët
RedaktoAjo u kritikua për vdekjen e qytetarit të burgosur më parë Arthur Sargsyan.[5] Më 17 mars 2017 pjesëmarrësit e një demonstrimi në Jerevan kërkuan të sillnin para drejtësisë Ministren e Drejtësisë Hovhannisyan, si dhe të gjithë hetuesit që dënuan Sargsyanin në paraburgim, gjë që indirekt çoi në vdekjen e tij.[6]
Referime
Redakto- ^ "National Assembly of the Republic of Armenia - Official Web Site - parliament.am". www.parliament.am. Marrë më 28 qershor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arpine Hovhannisyan appointed Armenia's Justice Minister". news.am (në anglisht). Marrë më 28 qershor 2017.
- ^ "Biography of RA NA Deputy Speaker Arpine Hovhannisyan". Առավոտ - Նորություններ Հայաստանից. Marrë më 28 qershor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ http://armla.am/wp-content/uploads/2016/05/Monitoring-report_CEDAW_eng.pdf
- ^ Ֆեյսբուքյան էջի գրառումները հանելով, ոչի՜նչ չի ջնջվում, Արփինե... Hraparak, March 2017
- ^ "Arminfo: In Liberty square a procession was started in memory of Artur Sargsyan". Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2017. Marrë më 28 qershor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)