Arsen Mustaqi
Arsen Jani Mustaqi (Lukovë, 1935)[1] është folklorist shqiptar që është marrë me mbledhjen e këngëve popullore në punën e tij mbi 20-vjeçare në Institutin e Folklorit në Tiranë. Lindur nga një baba nga Sajadha e Çamërisë (Thesprotisë) dhe nënë nga Lukova e Sarandës. "Nënën e kam lukoviote, babanë nga Greqia, merrej me tregti dhe vjen në Lukovë ku martohet me nënën time, Paulinën".
Mbaroi shkollën fillore në vendlindje në 1947-ën ndërsa shtatëvjeçaren "29 Nëntori" dhe të mesmen "Asim Zeneli" i kreu në qytetin e Gjirokastrës.
Në vitin 1954 përfundon studimet për gjuhë-letërsi në Institutin e Lartë Pedagogjik pas katër vjetësh drejtor të Shkollës së Mesme Mjekësore në Korçë dhe katër të tjerave si mësues në gjimnazin "Asim Zeneli" fillon në 1962 si punonjës në sektorin e folklorit të Institutit të Folklorit në Tiranë. Nga shtatori i viti 1962 deri në vitin 1977 punon në Institutin e Folklorit, por pas një kursi filozofie të kohës fillon punë në Bashkimet Profesionale të Shqipërisë deri në fund të regjimit.[1][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
Ndër botimet folklorike ku ka marrë pjesë janë "Këngët e nizamit" dhe "Këngët e dashurisë" në vëllimet "Lirika popullore", një sërë këngësh folklorike të periudhës së komunizmit në Shqipëri si dhe "250 këngë popullore dasme."