Artan Hoxha (ekonomist)

politikan shqiptar

Artan Hoxha ka lindur me 19 nëntor 1964, është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë. Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik (1992-1993) ; Drejtor e më pas President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB) nga viti 1997 e në vazhdim ; anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës (shkurt 2008-maj 2010) ; anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC) në Selanik të Greqisë ; anëtar i Bordit Këshillimor të Televizionit Ora News ; anëtar i Bordit Këshillimor të Revistës Monitor ; themelues, anëtar dhe Drejtor i Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Arbitrimit dhe Ndërmjetësimit Tregtar, janë disa nga rolet e mbajtura apo në ushtrim e sipër nga z. Hoxha. Përgjatë karrierës së tij mbi 20 vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale.

Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin.

Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm.

Z. Hoxha, trajner i licencuar në Administrim Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i çështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare si dhe biznese shqiptare e të huaja ne Shqipëri i drejtohen për këshillim.

Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989). Ai është shpallur dy herë rresht, në vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit të parë në Olimpiadat Kombëtare të Matematikës.

Referime

Redakto