Arvanitët dhe prejardhja e grekëve
Arvanitët dhe prejardhja e grekëve vështrim Historik - Folklorik - Politik - Gjuhësor, me Autor Aristidh P. Kola. Përktheu nga origjinali: Aldior Agora. Shtëpia botuese: Toena, viti: 2008. Faqet e librit 512. ISBN 978-99943-1-434-8
Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitëve me helenët e lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse "arvanitët janë krijuesit e Greqisë së Re". "Shumë njerëz na e kane vënë në dyshim lidhjen e drejtëpërdrëjtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen", shprehet autori në parathënien e librit, ndërsa shpjegon më tej se "u dhanë shumë përgjigje nga intelektualët grekë, që ishin të detyruar t'i pranonin si greke, arvanitët kryengritës të 1821-it dhe si rrjedhim nuk do të ishte e mundur të arsyetonin shumë gjëra si p.sh. që gjysma e tyre u shndërruan në mysilmanë gjatë pushtimit turk dhe më e rëndësishmja, që flisnin një gjuhë barbare".
Sipas tij arvanitët, ashtu si helenët e lashtë, shquhen se "brenda tyre ekziston një ballafaqim i barabartë dhe i vazhdueshëm i një progresiviteti dhe konservatorizmi".
Libri ndahet në pesë pjesë në të cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arbëreshëve në Greqi, krahasimi gjuhësor greqisht-shqip, arbëreshët e neohelenizmit, vitet e para të okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese të arvanitëve.