Asambleja Komunale-Dardanë
Asambleja Komunale është organi më i lartë në Komunë, këshilltarët e të cilit zgjedhen, në mënyrë të drejtpërdrejt, nga qytetarët, në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale.
Të gjithë qytetarët e Komunës, mund të kandidohen për këshilltarë në Kuvendin e Komunës, me kusht, që ata t’i plotësojnë kushtet e parapara në Ligjin për Zgjedhjet Lokale.
Mandati i çdo këshilltari të Kuvendit të Komunës, verifikohet, nga Komisioni për verifikimin e mandateve, që themelohet, nga Kuvendi i Komunës, para nënshkrimit të mandatit, nga secili këshilltarë.
Të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës, duhet ta japin dhe nënshkruajnë betimin solemn si në vijim: “Betohem (ose deklaroj solemnisht), se do t’i kryej detyrat dhe autorizimet e mia, me nderë, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit, si këshilltarë i Kuvendit të Komunës së Kamenicës, në mënyrë, që të sigurohen, kushte për jetë të qetë, për të gjithë”.
Këshilltarët e Kuvendit të Komunës, të cilët nuk e nënshkruajnë betimin, ose mandatin në pajtim me paragrafet 3 dhe 4, të këtij neni, brenda një muaji, pas certifikimit të rezultateve, të zgjedhjeve, pushojnë, të jenë këshilltarë.[1]
Komitetet
RedaktoNë kuadër të Asamblesë Komunale pjesë përbërëse janë edhe Komitetet ;[2]
- Komiteti për Politikë dhe Financa
- Komiteti për Komunitete
- Komiteti konsultativ për përfshirjen e qytetarëve në vendimarrje
- Komiteti për Shëndetësi, Çështje Sociale dhe Emergjenca
- Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
- Komiteti për Planifikim, Zhvillim Lokal, Ekonomik dhe Ambient
- KOMITETI PËR SHËRBIME PUBLIKE KOMUNALE
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillave Lokale
RedaktoOrganizojnë, planifikojnë dhe përcjellin zhvillimet e lokalitetit ne bashkëpunim me kuvendin e komunës, komitete dhe drejtorit komunale.
- Kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve, mbrojtjen e ambientit dhe organizimin e aksioneve vullnetare.
- Ndërmarrin iniciative përkatëse për ruajtjen e pronës shoqërore/shtetërore
- Zhvillojnë konsultime me këshilltarët e kuvendit komunal te komunës (Koha e kushtuar qytetareve)
- Zhvillojnë konsultime me institucionet lokale (tryeza te rrumbullakëta, forumet dhe bisedime)
- Përfshirja e këshillave lokale ne planifikimin e buxhetit komunal
- Zhvillojnë konsultime dhe ndihmojnë organet përkatëse komunale lidhur me planet komunal urbane, zhvillimore dhe rregullative
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2017. Marrë më 10 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2017. Marrë më 10 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)