Asambleja Komunale- Mitrovicë
Asambleja Komunale
- Neni 22
- 22.1 Kuvendi i Komunës është organi më i lartë i Komunës, i cili përbëhet prej anëtarëve të tij të zgjedhur nga qytetarët, në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet lokale, i cili ushtron funksionet e pushtetit lokal të përcaktuar me Ligj dhe Statutin e Komunës.
- 22.2 Kuvendi i Komunës së Mitrovicës përbëhet nga 41 (dyzetenjë) anëtarë.
- 22.3 Përgjegjësitë dhe pushteti i Komunës ushtrohen nga Kuvendi i Komunës dhe organet e tij, përveç rasteve kur parashihen ndryshe me Ligj dhe Statutin e Komunës.
- 22.4 Anëtarët e Kuvendit të Komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta për të marrë pjesë në proceset e Kuvendit. Këto të drejta duhet të përfshihen në këtë Statut dhe rregulloret e Kuvendit të Komunës.
Aktet juridike dhe kompetencat e Kuvendit të Komunës
- Neni 23
- 23.1 Kuvendi i Komunës miraton akte juridike brenda fushës së kompetencave të tij, të cilat nuk janë në kundërshtim me sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës dhe vlejnë për territorin e Komunës së Mitrovicës.
- 23.2 Aktet juridike të Kuvendit të Komunës përfshijnë:
- Statutin e Komunës;
- Rregulloren e punës së Kuvendit;
- Rregulloret komunale;
- Akte tjera juridike të nevojshme për funksionimin efikas të Komunës.
Neni 24
Kuvendi i Komunës e miraton dhe ndryshon Statutin siç parashihet me dispozitat e nenit dhe 12.3 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale. Çdo vendim për miratimin apo ndryshimin e Statutit të Komunës duhet të aprovohet me së paku votim të 2/3 të anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Neni 25
- 25.1 Iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës mund të merret nga: Kryetari i Komunës, nga 1/3 (një e treta) e anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe me iniciativën e 10 % të banorëve me të drejtë vote në Komunë.
- 25.2 Propozimi për ndryshim dhe plotësim duhet të shqyrtohet nga ana e Komisionit të përhershëm Statutar, Komitetit për Politikë dhe Financa, pastaj i dërgohet Kuvendit për shqyrtim preliminar.
- 25.3 Pas miratimit të propozimit në parim nga Kuvendi, i njëjti jepet për diskutim publik.
- 25.4 Pas përfundimit të diskutimit publik, Kuvendi vendos për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve që i ka pranuar gjatë diskutimit publik.
Neni 26 Kuvendi i Komunës e miraton dhe ndryshon Rregulloren e punës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Rregullores së punës, merret nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të pranishëm në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi.
Neni 27 Procedurat për hartimin, ndryshimin apo anulimin e rregulloreve komunale janë si në vijim:
- Drejtoria përkatëse, duhet të bëjë inicimin për hartimin e rregullores së caktuar komunale lidhur me çështjet në suaza të kompetencave të veta siç është paraparë me këtë Statut, dhe ato inicime duhet t’ia prezantojë për shqyrtim Kryetarit të Komunës, i cili varësisht nga rrethanat, ia propozon për shqyrtim Komitetit për Politikë dhe Financa.
- Propozimin e rregulloreve komunale po ashtu mund ta bëjnë së paku 9 (nëntë) anëtarë të Kuvendit të Komunës. Propozimet e tilla duhet adresuar Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili duhet ta përfshijë si pikë të rendit të ditës për shqyrtim në mbledhjet e radhës së komiteteve përkatëse komunale. Pas shqyrtimit nga komitetet përkatëse komunale, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës duhet t'ia përcjell propozimet Komitetit për Politikë dhe Financa, i cili do të shqyrtojë dhe propozojë atë (me apo pa ndryshime) për t'u miratuar nga Kuvendi i Komunës.
- Kuvendi i Komunës do ta shqyrtojë projekt-rregulloren e propozuar me ose pa plotësime si dhe do ta miratojë atë për diskutim publik, në pajtim me Rregulloren e punës së Kuvendit.
- Të gjitha vërejtjet e paraqitura në diskutimin publik, duhet të shqyrtohen nga Komisioni Statutar. Komisioni duhet të përgatis një raport me vërejtjet e pranuara, i cili duhet t'i dorëzohet për miratim Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit të Komunës.
- Rregullorja e Komunës, e miratuar nga Kuvendi, do të publikohet në tabelën e shpalljeve në ndërtesën e Kuvendit të Komunës, si dhe në ueb-faqen e Komunës.
- Përmbledhja vjetore e rregulloreve të miratuara në Kuvend, duhet të punohet në kopje të mjaftueshme dhe t’u shpërndahet falas të gjithë të interesuarve.
Neni 28 28.1 Kuvendi i Komunës nuk mund të bartë kompetencën e vet për marrjen e vendimeve lidhur me:
- miratimin e statutit, rregullores së punës, rregulloreve tjera komunale, si dhe ndryshimin dhe anulimin e tyre;
- miratimin e buxhetit;
- kompensimet për anëtarët e Kuvendit;
- planin dhe raportin vjetor të punës;
- miratimin e çështjeve tjera financiare, që sipas Statutit i janë rezervuar Kuvendit të Komunës;
- themelimin e komiteteve të përhershme dhe komiteteve tjera;
- zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës për komunitete dhe Nënkryetarit të Komunës për komunitete;
- lartësinë e tarifave, ngarkesave dhe gjobave komunale;
- krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit;
- emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike;
- bërjen e planeve dhe marrëveshjeve;
- pjesëmarrjen në procesin e emërimit të Komandantit të Stacionit Policor dhe komandantëve të Nënstacioneve Policore të Komunës, në pajtim me përcaktimet e nenit 40 të Ligjit për Policinë e Republikës së Kosovës;
- Marrjen e vendimeve për tu bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës;
- Përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.
28.2 Listës së përgjegjësive të cilat nuk mund të barten me Ligj të paraqitura në nenin 28.1 më lart, i bashkëngjiten edhe çështjet në vijim:
- Vendimet që kanë të bëjnë me shitjen apo dhënien e pronës së Komunës me qira;
- Miratimit të:
- planit të përgjithshëm strategjik,
- planit të zhvillimit ekonomik të Komunës,
- planit rregullativ urban dhe
- ndryshimit të tyre.
- Themelimi i ndërmarrjeve publike të Komunës.
28.3 Për marrjen e vendimeve, Kuvendi i Komunës mund t’ia delegojë pushtetin e tij komitetit të caktuar të Kuvendit apo Kryetarit të Komunës; 28.4 Kuvendi i Komunës mund ta tërheq delegimin në çdo kohë.[1]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2015. Marrë më 10 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)