Astrit Zemaj lindi më 8 qershor 1974 në Strellc të Epërm të komunës së Deçanit, është shqiptar i Kosovës, është Diplomat i karrieres, me graden Ambasador.

Astrit Zemaj

Biografia

Redakto

Astrit Zemaj studimet bazike dhe ato postdiplomike për menaxhim dhe ekonomi, gjithashtu dhe për marrëdhënie ndërkombëtare i mbaroj në Kosovë dhe Gjermani. Në tetor të vitit 2009, iu bashkua shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës dhe u emërua Konsull i Republikës së Kosovës në Frankfurt (Gjermani). Nën drejtimin e tij, në vitin 2009 është themeluar dhe konsoliduar me sukses Konsullata e parë e Republikës së Kosovës në Frankfurt, në të cilën ai ka ushtruar funksionin e Shefit të Misionit Konsullor deri në nëntor të vitit 2015. Nga nëntori 2015, ai është transferuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, në pozitën e zëvendës-ambasadorit.[1]

Në tetor të 2012 Astrit Zemaj, Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, është shpallur Anëtar Nderi i Bordit Ndërkombëtar Diplomatik, i cili vepron në kuadër të Forumit Ekonomik Gjermano-Aziatik, me seli në Frankfurt.[2]


Në qershor të viti 2016, Astrit Zemaj,zv. ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani, ka mbajtur ligjëratë, në Akademinë për Kulturë Diplomatike – ICD, në Berlin, në Temën: ” Procesi i ndërtimit të paqes, ruajtja dhe avancimi i saj në Ballkan si dhe roli i Kosovës”.[3]

Në muajin dhjetor 2017, ai është emëruar " I ngarkuar me punë i përkohshëm (Chargés d'affaires ad Interim)" në krye të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, Astrit Zemaj është angazhuar aktivisht në proceset politike dhe ushtarake për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Zemaj ka ka marrë pjesë në operacionet stërvitëse të forcave të SHBA-ve dhe të NATO-s, në kuadër të misioneve paqeruajtëse për Kosovën.

Në vitin 2013 ka botuar librin me titull: „Legjitimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë“. Libri është promovuar në New York dhe në Frankfurt, dhe për ketë në vitin 2014 nga ana e Kolegjit Monroe në New York të SHBA-së është nderuar me çmimin prestigjioz "Nderi i Kolegjit Moroe“ .

Ndërsa në vitin 2017 ka botuar librin e dytë " Evropa në udhëkryq-Lindja dhe ngritja e Rajhut të Tretë në Gjermani, 1918-1939", i cili është një studim i vetëm i këtij lloji në gjuhën shqipe rreth gjendjes në Gjermani nga këndvështrimi politik, diplomatik, ushtarak dhe ekonomik, ndërmjet dy luftërave botërore, 1918-1939.[4][5]

Përveç gjuhës amtare - shqipe, Astrit Zemaj flet dhe e shkruan rrjedhshëm edhe gjuhën angleze, atë gjermane, si dhe atë serbo-kroate.


Nga 3 janari 2019 ushtron detyrën e Zëvendës Drejtorit të Pergjithshëm në Ministrinë e Punëve te Jashtme të Republikës së Kosovës, gjithashtu është edhe Sekretari koordinues në MPJ-së në kuadër të grupit punues për anëtarësimin në INTERPOL.[6]

Astrit Zemaj mori pjesë në punimet Komitetit Ekzekutiv të Interpolit me seli në Lyon( Francë), në të cilin u debatua rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjës së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithëshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahet në Kili.[7]

Në muajin Qershor 2020, është dekretuar me gradën diplomatike të karrierës, Ambasador.

Nga data 15 korrik 2020, vepron në kuadër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel dhe është emëruar Shef i Misionit për Bashkimin Evropian.

Në cilësinë e Shefit të Misionit për BE, ambasadori Zemaj, përveç detyrave tjera është i ngarkuar për thellimin dhe avansimin e marrëdhëneve mes institucioneve të Bashkimit Evropian, të shteteve anëtare dhe Republikës së Kosovës.

Astrit Zemaj, jeton në Bruksel. Është i martuar dhe ka katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë.

Shih edhe

Redakto

RTK Mysafiri i Mëngjesit Astrit Zema

Referime

Redakto
  1. ^ "Astrit Zemaj". ambasada-ks.net (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2018. Marrë më 4 shkurt 2018.
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2012. Marrë më 15 prill 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://botapress.info/astrit-zemaj-ligjeron-ne-intitutin-per-kulture-diplomatike-ne-berlin/[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  4. ^ http://www.ekonomiaonline.com/arte/astrit-zemaj-promovoi-librin-evropa-ne-udhekryq/
  5. ^ http://www.botasot.info/gjermania-diaspora/773802/astrit-zemaj-prezanton-librin-e-tij-te-ri-ne-panairin-e-frankfurtit/
  6. ^ http://www.arbresh.info/lajmet/kosova-ne-proces-te-lobimit-per-anetaresim-ne-interpol/
  7. ^ https://www.telegraf.rs/vesti/politika/3075575-pristina-korak-blize-interpolu-evo-sta-je-odlucio-izvrsni-komitet-ove-organizacije