Athinë – Tiranë, ditari i krizave
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Athinë – Tiranë, ditari i krizave (Shënime për marrëdhëniet greko-shqiptare në vitet 1993 – 1996). Libër i gazetarit Robert Goro. Shtëpia botuese Toena.
Në faqet e këtij libri autori u hedh një vështrim analitik ngjarjeve që dominuan marrëdhëniet greko-shqiptare në vitet e para të hapjes së Shqipërisë pas përmbysjes së regjimit komunist dhe që u acaruan në mënyrë të skajshme dy herë: në verën e vitit 1993, pas deportimit të një kleriku grek nga Shqipëria, dhe në pranverë 1994, pas sulmit në repartin ushtarak shqiptar në Peshkëpi të Gjirokastrës, autorësinë e të cilit e mori përsipër organizata MAVI (Fronti për Çlirimin e Epirit të Veriut).
Libri hapet me një kronikë referuar një shkrimi të gazetës amerikane Wallt Street Journal, ku thuhej se parashikohet konflikt i armatosur në zonën e minoritetit (mars 1993) dhe mbyllet me vzitën e presidentit grek, Kostis Stefanopulos në Tiranë, (mars 1996), kur mes të dy vendeve u nënshkrua Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit.
Për periudhën që përfshihet në libër, autori ka qenë i vetmi gazetar shqiptar i akredituar në Greqi dhe i ka përcjellë aktivisht të gjitha zhvillimet; në këtë sens libri përfiton një vlerë të veçantë dhe hedh dritë mbi shumë ngjarje, për të cilat publiku i gjerë mund të ketë pasur vetëm një imazh të trubullt e të zbehur edhe më shumë nga distanca kohore.
Përmbajtja
1993
1. Parashikohet konflikt i armatosur në zonën e minoritetit
2. Athina reagon për çamët
3. Piketa për një bashkëpunim të frytshëm
4. Kryeministri shqiptar në Athinë
5. “Etapë e re”..., Traktati më vonë
6. Bisedimet greko-shqiptare në optikën e medias vendase
7. Presion i ulët...
8. Sherr për ... mjekrën e priftit...
9. Media: duhet dhënë pëgjigje shumë e ashpër
10. “Fshesë”, derisa të riatdhesohen gjithë shqiptarët...
11. “Largohen me dëshirën e tyre”...
12. Emigrantët dhe minoriteti, në sfondin e zgjedhjeve të parakohshme
13. 6 kushte nga Micotaqis
14. I troket Tiranës, të dëgjojë Prishtina...
15. Pikëpyetje për tensionimin e papritur
16. Komisioneri i KSBE-së: “Tensioni mund të ulet”
17. Greqia në zgjedhje të parakohshme
18. Në betejën elektorale, edhe marrëdhëniet
19. Rikthim i fuqishëm i socialistëve të Papandreut
20. Një rezolutë europiane dhe e vërteta mbi tensionimin e fundit
21. Marrëdhëniet greko-shqiptare mund të përmirësohen
22. Athina: të shqyrtojmë dëmshpërblimin për çamët
23. Treni, ende në stacion
1994
1. Shqipëria merr në Athinë mbështetjen e BE
2. Greqi-Shqipëri, një lojë me “asa” nën mëngë
3. “Marrëdhënie të mira, pavarësisht problemeve”...
4. Atentat i përgjakshëm kundër marrëdhënieve greko-shqiptare
5. “Provokacion nga qarqe jashtë kontrollit”
6. Tension “në emër të reciprocitetit”...
7. Paralajmërohet “Fshesa”
8. Papulias e Serreqi u takuan në Zyrih
9. Tone të larta, me gjithë vullnetin e mirë
10. Shpresë te ndërkombëtarët
11. Tirana: Ja pikëpamjet tona
12. Uashingtoni: akuzat e Athinës, të pabaza
13. Gati për “luftë” dhe për “paqe”...
14. Dueli i radhës, në Paris
15. Skepticizëm...
1. Refuzohet dialogu, paralajmërohen sanksione
2. Ashpërsohet qëndrimi i Athinës ndaj Tiranës
3. Shkëmbim zjarri midis patrullave kufitare, një i plagosur
4. Greqia, OK për 20 milionët e bashkëpunimit ndërkufitar
5. Qeveria greke dhe simbligadat e nacionalizmit
6. Ngulmon për veton
7. Athina, Tiranës: Tërhiq akt-akuzën
8. Dita para gjyqit
9. Qeveria dënon nacionalistët
10. Në përvjetorin e abrogimit të gjendjes së Luftës
11. Greqia, në dilemë
12. Dënimi kushtëzon marrëdhëniet
13. Në një fill të tendosur...
14. Ministria përgënjeshtron ministrin
15. Mes Shilës dhe Karibdës
16. Trokitje në derë të mbyllur...
17. Optimizëm i paargumentuar
18. Divorc në kohën e kolerës
19. Ish presidenti i Greqisë: “Autonomi për Epirin e Veriut”
20. “Marrëveshje e heshtur”
21. Luftë deklaratash...
22. OKB në rolin e ndërmjetësit?
23. A po ndryshon qëndrim Athina?
24. MAVI tregon detaje për sulmin e 10 prillit
25. Vazhdon interesimi amerikan
26. Në det të trazuar
27. Grekët zbuluan Shqipërinë...
1995
1. Klinton, Athinës: Dialog pa kushte
2. Optimizëm në Athinë Papulias:
3. “Tani jam gati të shkoj në Tiranë”
4. Uashingtoni: Marrëdhëniet e mira, të rëndësishme për gjithë rajonin
5. Incidente të rastësishme?...
6. Departamenti i Shtetit: Ja çfarë duhet diskutuar në Tiranë
7. Athina dhe Tirana ndërmjet dy 13-ave
8. Papulias: Nga dimri në pranverë
9. Arrestohen shtatë në kufi. Eliminohet një incident me Shqipërinë
10. Media greke: “Të shtatët”, lidhje me shërbimin sekret
11. Kush e shkaktoi krizën greko-shqiptare
12. Muret prej argjile
13. Omonia, drejt shpërbërjes?...
14. Hiqen akuzat për masakrën e Peshkëpisë
15. Papandreu: Të rishikohet dosja
16. Athina zyrtare kërkon transparencë në “Çështjen MAVI”
17. Athinë – Tiranë: Po thyhen tabutë?
18. Na jepni shkollat, të legalizojmë emigrantët
19. Hipokrizia e mjerimit
20. Stefanopulos e ka në rend të ditës vizitën në Shqipëri
21. Arsimimi i minoritetit, në seli të OKB-së
22. Dëbimi nga “Terra Promessa”
1996
1. Shpresë dhe ankth për marrëdhëniet me Tiranën
2. Greqia, në kërkim të aleatëve
3. Të nesërmen e vizitës së presidentit grek
Dy fjalë
Zhvillimet në marrëdhëniet midis Greqisë e Shqipërisë kanë dominuar shpeshherë aktualitetin në të dy vendet. Një mosbesim reciprok, i kultivuar sidomos gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, nuk u arrit të zbehej edhe pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri dhe vërshimit në Greqi të dhjetra mijëshqiptarëve që kërkuan një fat më të mirë duke emigruar në vendin fqinj.
Populli dhe qeveria greke i pritën fillimisht krahëhapur emigrantët, por brenda një kohe të shkurtër Athina zyrtare tregoi prirjen që praninë e emigrantëve të paligjshëm ta shfrytëzonte si një mjet presioni për realizimin e pretendimeve që lidheshin me minoritetin grek që jetonte në Shqipëri dhe që pjesa më aktive e tij, në masë të madhe, kishte emigruar gjithashtu në Greqi.
Ky presion solli si rezultat dy krizat më serioze në historinë e re të marrëdhënieve: më 1993, me shkakun e dëbimit nga Shqipëria të një prifti grek, që akuzohej për veprimtari antishqiptare, dhe më 1994, pas sulmit terrorist prej ekstremistësh të ardhur nga Greqia, në qendrën e rekrutëve në Peshkëpi të Gjirokastrës, me ç’rast humbën jetën dy ushtarakë shqiptarë.
Të dy krizat u shoqëruan me dëbime masive të emigrantëve shqiptarë nga Greqia, duke qenë ata të vetmit që paguan “haraçin” e rëndë për acarimet në mes Athinës e Tiranës.
Nga ana tjetër, ato kriza, ndikuan që “betoni” i hedhur ne themelet e marrëdhënieve dypalëshe, të krisej qysh në fillim; krisje që, me gjithë përpjekjet e admirueshme të qeveritarëve në të dy kryeqytetet, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite t’i trandin herë pas here marrëdhëniet midis Shqipërisë e Greqisë, që ndërkaq, mbeten shumë të mira, të paktën sipas deklaratave zyrtare në të dy anët e kufirit...
Vështrimi historik i marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë, vëzhguesit të vëmendshëm i sjell ndërmend një shprehje frazeologjike greke: “Bashkë nuk bëjmë, veç nuk mundemi”... Nëpër vite në sfondin e marrëdhënieve dypalëshe ka pasur edhe tensionime të tjera, më të ulëta se ato që do të shikojmë në këtë libër, tensione që shkaktoheshin herë nga njera palë, e herë nga tjetra. Dhe gjithmonë, si në një sherr vëllezërisht, vinte periudha e pajtimit dhe e dashurisë së madhe, për t’u tollovitur përsëri dikur më vonë...
Për fund: pas një qëndrimi aktiv prej gati 17 vjetësh në Greqi, autori ka përshtypjen se problematika e marrëdhënieve greko-shqiptare (apo shqiptaro-greke) mund të analizohet më mirë në një vepër fiction-i, se sa në një punim publicistik. Jo vetëm pse arkivat greke të asaj periudhe (ku është i domosdoshëm hulumtimi për të mbërritur në përfundime të sakta), duan edhe ca dekada që të hapen, dhe nga ana tjetër, duhej hulumtuar më shumë pjesa shqiptare e ngjarjeve – që objektivisht ishte e vështirë për t’u realizuar në kuadër të këtij libri. Por më së shumti pse ajo problematikë bazohet me të tepërt, - për mendimin modest të autorit-, në paradokse, se sa në arsye të qenësishme.
Prandaj, u përzgjodh mënyra e rreshtimit kronologjik të ngjarjeve (ndërthurur edhe me analiza të atypëratyshme, një pjesë e mirë të publikuara asokohe në BBC, Koha Jonë dhe Koha të Prishtinës), me shpresën se arrihet të rikrijohet e plotë ose pothuaj e plotë, ajo periudhë, “krizash e vranësirash”, si në një film dokumentar, pa retushe të shumta
Në këtë mënyrë, ndoshta edhe lexuesi e ka më të lehtë të nxjerrë përfundimet e veta.
Autori