Atje larg... në fund të botës
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Atje larg... në fund të botës libër historik me Autor Pirro K. Andoni. Shtëpia botuese: "Botart". Viti i botimit 2009. Faqet e librit 372. ISBN 978-99956-774-0-4
"...e hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA - n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Në dokument tregohej se si do të bëhëj vrasja e Enver Hoxhës..."
"...Do të shkoj një ditë në Shqipëri, më tha Ernesto Sabato, por kam përpara një ftesë nga një institut i Parisit për të mbajtur një cikël leksionesh për probleme të artit dhe të rolit të shtetit mbi të. Ai mbante përpara si një gjë të çmuar përkthimin në shqip nga një shtëpi botuese në Kosovë të librit të tij "Heronjtë dhe tumbat", të cilin ma dhuroi me një kushtim. Pastaj përqafohemi që të takohemi, ndoshta në vendin që na bashkon të dyve..."